Lufta kunder droges, takim edhe ne Tirane
Drejtoria e Policise se Tiranes mbledh strukturat e saj dhe drejtuesit vendor per parandalimin, identifikimin dhe asgjesimin e siperfaqeve te mbjella me kanabis sativa. Duke qene se tashme fillon edhe sezoni i kultivimit te bimeve narkotike nga persona te ndryshem, kreret e policise se kryeqytetit zhvilluan dje edhe takimin e radhes, me pjesemarrjen e prefektit te Tiranes, Ruzhdi Keci. Ne njoftimin e bere vihej ne dukje se qellimi ka qene lufta per parandalim dhe goditje te ketij trafiku. "Nje nder prioritetet e punes se Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane per vitin 2009 eshte dhe lufta kunder kultivimit te bimes narkotike kanabis sativa", thuhet ne deklaraten e policise, qe i referohej plan-veprimit nr. 1116, te dates 3 prill 2009, te miratuar nga ministri i Brendshem.