E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi bashkeshorten, "arrest me burg" Ilnices

Plagosi bashkeshorten me arme zjarri, Gjykata e Tiranes ka caktuar dje masen e sigurise "arrest me burg", per Genci Ilnicen. Perpara gjykates i pandehuri ka pranuar se ka qelluar bashkeshorten e tij. Avokati mbrojtes i 27 vjecarit, i ka kerkuar gjykatesit te gatshem Altin Abdiu, caktimin e nje mase sigurie me te bute. Ngjarja, per te cilen akuzohet Ilnica, ka ndodhur tre dite me pare ne zonen e quajtur "Rruga Ura" ne kryeqytet. 27 vjecari kohet e fundit kishte pasur shume grindje me bashkeshorten e tij E.Ilnica, 19 vjece, pasi kjo e fundit i kishte kerkuar divorcin. Tre dite me pare i riu sapo ishte kthyer nga puna, kur ka debatuar ashper me 19 vjecaren. Si pasoje e grindjes Ilnica e ka qelluar ate me arme zjarri, drejt e ne koke, duke plagosur rende. Prokuroria e Tiranes e akuzon Ilnicen per vepren penale te "plagosjes se rende me dashje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›