E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD kerkon mase per gjyqtarin Karkini

Tirane- Keshilli i Larte i Drejtesise i drejtohet ministrit Enkelejd Alibeaj qe te marre masa disiplinore ndaj gjyqtarit te Elbasanit, Xheladin Karkini. Nga nje inspektim i kryer nga ana e KLD-se ka rezultuar se, ky gjyqtar nuk ka dorezuar 79 dosje ne sekretarine gjyqesore, duke iu mohuar te drejten paleve qe te kryejne animimet perkatese. Ankesa ndaj ketij gjyqtari mesohet se eshte bere nga kryetari i Gjykates se Elbasanit, Arben Vrioni. Kryetari i Gjykates se Rrethit Elbasan, Arben Vrioni sqaronte KLD-ne shkresen me numer 23 te dates 6 janar te ketij viti se gjyqtari, Xheladin Karkini nuk ka depozituar ne sekretarine gjyqesore 65 dosje, per te cilat perfundimi i shqyrtimit (e per pasoje dhe shpallja e vendimit) eshte bere qe ne nentor te vitit 2007 e ne vijim. Nga keto 14 dosje jane perfunduar ne vitin 2007, ndersa pjesa tjeter ne vitin 2008. Per pese nga keto vendime eshte depozituar ankim per ne Gjykaten e Apelit Durres kunder vendimit te dhene nga ai gjyqtar i shkalles se pare. Pas ankeses se bere nga ana e kryetarit te gjykates, inspektorati i KLD-se ka kryer edhe verifikimet perkatese. Nje prej proceseve gjyqesore civile te pazbardhura nga ana e gjyqtarit Karkini ishte padia e Petrit Zaimi ndaj zones Elektrike me objekt shperblim demi. Lidhur me kete konflikt gjyqesor, ky gjyqtar eshte shprehur me vendimin Nr.2104 te dates 09 nentor te vitit 2007, por fashikulli nuk eshte depozituar ne sekretarine gjyqesore. Sipas burimeve nga KLD, mesohet se ky gjyqtar ka mbajtur ne sirtaret e zyres se tij plot 67 dosje civile dhe nje dosje penale. Mesohet se te gjitha vendimet e shpallura nga gjykata, nuk jane arsyetuar e per rrjedhoje as nuk jane depozituar ne sekretarine gjyqesore deri ne momentin e verifikimit. "Per ceshtjet civile (te pershkruara ne pikat 1 - 67), nga gjyqtari Xheladin Karkini, nuk eshte respektuar afati maksimal 10 ditor, i parashikuar ne nenin 308, paragrafi i dyte i K.Pr.Civile, per depozitimin e vendimit te arsyetuar ne sekretarine gjyqesore. Vonesat ne dorezimin e vendimit jane ne diferenca kohore prej 70 deri ne rreth 430 dite kalendarike (afati i voneses eshte llogaritur duke iu referuar afatit maksimal te parashikuar nga ligji, 10 dite nga shpallja e vendimit)", sqarohej ne relacionin e KLD-se.

Po ashtu gjyqtari kishte dorezuar ne sekretarine gjyqesore edhe 11 ceshtje te tjera civile, me vonese deri ne 78 dite nga afati i percaktuar me ligj.

Palet humbin te drejten e ankimimit

Me veprimet e tij, gjyqtari Xheladin Karkini, ka shkelur ligjin e parashikuar ne nenin 308 te K.Pr.Civile. Kjo dispozite urdheron gjyqtarin e ceshtjes, qe te depozitoje vendimin e arsyetuar ne sekretarine gjyqesore brenda afatit dhjete ditor nga shpallja e vendimit perfundimtar per konfliktin civil te zgjidhur prej tij. Mosdorezimi i vendimeve gjyqesore brenda ketij afati eshte bere ne menyre te pajustifikuar. Ne nenin 43 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise njihet e drejta e ankimit te nje vendimi gjyqesor ne nje gjykate te shkalles me te larte. Kjo e drejte e shtetasve nuk eshte realizuar per palet pjesemarrese ne proceset per te cilat gjyqtari Xheladin Karkini ka shpallur vendimet e tij. Ne te gjitha keto raste, palet kane depozituar ankim ndaj vendimit te dhene nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, por akoma dosjet nuk jane derguar per shqyrtim ne Gjykaten e Apelit Durres si pasoje e mosarsyetimit te vendimit perfundimtar. Njekohesisht pasoja kane ardhur edhe per palet pjesemarrese ne ceshtjet e tjera gjyqesore per te cilat nuk eshte depozituar vendimi perfundimtar (te cilet si rregull duhet te kishin marre forme te prere), pasi nuk kane mundesi per venien ne ekzekutim te disponimeve te gjykates.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›