INSTAT publikon te dhenat perfundimtare te censusit

INSTAT ka publikuar sot të dhënat përfundimtare të censusit në vendin tonë. Drejtorehsa e këtij institucioni Ines Nurja ka deklaruar se në bazë të censusit në Shqipëri janë 2. 82 milionë banorë, nga të cilët 83% janë deklaruar shqiptarë, ndërsa 14 % nuk janë deklaruar. Po kështu 56.87 janë deklaruar myslimanë, 10.3 katolikë, 0.87 % kanë deklaruar se janë grekë, 0.30 % kanë deklaruar se janë romë dhe 0.20 % kanë deklaruar se janë maqedonas.
Sipas Nurjas ky proces përfshin 7 faza ndërkohë që bëri të ditur se kanë përfunduar në mënyrëtë suksesshme 5 faza dhe nga sot nis faza e gjashtë.
Ndërsa Ministri i Inovacionit Genc Pollo tha se “Sot përmbushëm synimin tonë” dhe për herë të parë kemi të dhëna për personat me aftësi të kufizuar. 83 % janë deklaruar shqiptarë. 14 % nuk kanë preferuar të deklarohen. 99% e të pyeturve deklarojnë gjuhën shqipe si gjuhën e nënës. “Ç ‘ka tregon se për përbërjen etnike në Shqipëri nuk ka surpriza”- tha Pollo, i cili shtoi 0.7 % e të pyeturve refuzuan censusin, ndërsa popullsi më të madhe ka në zonat urbane se rurale.
Sipas ministrit Pollo të dhënat e censusit janë baza e të dhënave ku duhet të bazohet qeveria dhe do ndihmojnë në përcaktimin e politikave.