E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasen dy automjete 4 te plagosur

Një aksident rrugor me 4 te plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Murras.
Automjeti tip benz me targë EL 8495B drejtuar nga Zabit Nikolli 44 vjeç është përplasur me mjetin me targa EL 3237 C me drejtues Fatos Kërçyku 41 vjeç, në të cilin ndodheshin si pasagjer Mikel Hysa 23 vjeç dhe Ilir Bodurri 25 vjeç.

Dy pasagjerët janë dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe sipas mjekëve gjendja paraqitet e rënduar.
Paraprakisht ekspertët mendojne se shkak i aksidentit mund të ketë qenë edhe rrëshqitja nga ngricat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›