E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehej nga gjahu, vdes ne aksident i moshuari

Fier- Aksident me pasoje vdekjen e nje motociklisti 75-vjecar ka ndodhur pasditen e djeshme ne aksin rrugor Fier-Plazh Seman, ne fshatin Gryke. Burime zyrtare te policise thane se viktima eshte Adil Reshlani, banues ne komunen Qender dhe kthehej nga gjahu me mjetin e tij. Por nje mjet me targa te huaja YEI 3635, qe drejtohej nga nje 16 vjecar qe ka qene bashke me kusheririn e tij, e ka goditur fatalisht te moshuarin. Mjeket thane se vdekja ka qene e menjehershme, pasi gjate perplasjes viktima ka fluturuar per disa metra. Kalimtare te rastesishem kane pare ngjarjen dhe jane perpjekur qe t'i vijne ne ndihme te moshuarit duke e derguar ne spitalin e Fierit. Te demtuar kane mbetur edhe dy kusherinjte, Mariglen Fero, 16-vjec dhe Klajdi Vila, 31-vjec, qe udhetonin ne autoveture, ndersa pas mjekimit u shoqeruan ne Komisariat. Burime zyrtare thane se shkak i aksidentit eshte bere shpejtesia tej normave te lejuara te mjetit dhe shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor.

Xh.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›