E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS bashke kunder te vegjelve

Kuvendi mbyll vitin, duke miratuar per dy projektligje te rendesishme, Kodin Zgjedhor dhe nismen per Prokurorine e Pergjithshme. Me apo pa, konsensusin e partive te vogla parlamentare, partite e medha PD-PS kane vendosur t'i japin fund sot diskutimeve mbi keto projekte madhore. Ku njeri eshte ligji zgjedhor dhe projekti tjeter nje pjese e rendesishme e reformes ne drejtesi. Ashtu sic vendosen dhe ne mbledhjen e Komisionit te Posacem te Reformes Zgjedhore, kritikat e Presidentit, Bamir Topi per ligjin e zgjedhjeve, do te riparohen me nje dispozite kalimtare. Dispozite, e cila do te detyroje kreun e shtetit, qe te dekretoje daten e zgjedhjeve, 7 dite pas hyrjes ne fuqi te ligjit. Per shkak te dispozitave ligjore, data e zgjedhjeve parlamentare 2009, do te dekretohet ne fund te muajit janar. Gjate muajit janar, me celjen e sesionit te ri dhe te fundit te ketij kuvendi, partite do te angazhohen te zgjedhin dhe anetaret e rinj te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ne Kod eshte percaktuar qarte, qe anetareve aktual, t'u nderpritet mandati ne mes. Nga ana tjeter, ne diten e fundit te ketij sesioni parlamentar, deputetet do te miratojne dhe nje prej projektligjeve me te debatuara gjate ketij viti, ai per Prokurorine e Pergjithshme. Ndryshimet e fundit e bera ne draft nga ana e qeverise, binden Partine Socialiste, qe te jape voten pro projektit per organin e akuzes. Mjaftoi vetem nje mbledhje e Komisionit Parlamentar te Ligjeve, qe te beje publik, konsensusin mes forcave te medha politike per draftin, qe eshte pjese e reformes ne drejtesi. Sipas ketij projekti, imuniteti i Prokurorit te Pergjithshem dhe tere prokuroreve, kufizohet. Po keshtu, ministri i Drejtesise merr te drejten qe te raportoje ne Kuvend per punen nje vjecare te Prokurorise, ne vend te ketij institucioni. Kryeprokurorja Ina Rama, e kundershtoi ashper ne komision projektligjin, me argumentin se ai kufizon pavaresine e ketij institucioni.

Debatet

Jo pak debate pritet te kete seanca e sotme plenare. Mbi konsensusin PD-PS per ligjet, te vegjlit, e kryesisht LSI, PDK dhe PS '91, do te kundershtojne si ligjin e zgjedhjeve, ashtu dhe ate te Prokurorise.

Nje vit per te arritur paktin

Projektligjet qe do te miratohen sot ne seance plenare, si ligji i zgjedhjeve ashtu dhe ai per Prokurorine e Pergjithshme kane qene molle sherri per Kuvendin, per nje vit te tere. Reforma nisi ne janar te ketij viti dhe per muaj te tere, deputetet nuk arrinin te binin dakord mbi formulen e ndarjes se mandateve, si dhe me numrin qe duhet te kene komisionet zgjedhore. Pas shtyrjeve te shumta, vetem ne fund te muajit, te zgjedhurit e popullit gjeten paqe duke miratuar nje variant konsensual per shumicen parlamentare. Jo pak debate te ashpra mes pozites dhe opozites u zhvilluan dhe per projektligjin "Per Prokurorine e Pergjithshme". Varianti i pare i qeverise, u kundershtua ashper nga opozita. Sipas socialisteve me te drejten e pezullimit te kryeprokurorit qe propozohej nga e djathta, cenohet rende organi i akuzes dhe ky institucion bie teresisht ne varesine e ekzekutivit. Ndryshimet e bera ne projekligj, u mbeshteten plotesisht nga selia roze.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›