E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flijohet biznesmeni i ndertimeve

Fier- Borxhet dyshohet te kene cuar drejt flijimit biznesmenin e fushes se ndertimeve, ne Fier. Et'hem Aliaj eshte gjetur i vetevarur ne nje pishe ne pyllin e bregdetit te Semanit mengjesin e djeshem, ndersa nuk ishte kthyer ne banese mbremjen e se shtunes. Ish-drejtori i Ndermarrjes se Prodhimit te Naftes deri ne vitin 90-te, njihej si nje prej biznesmeneve me te suksesshem ne kete rreth. Policia nisi hetimet pas denoncimit te familjareve dhe lokalizoi vendndodhjen pas thirrjeve telefonike. Ne vendngjarje u gjet edhe autovetura e viktimes kurse trupi, i varur ne nje pishe me litar. Policia tha se shkaku i vdekjes dyshohet te jete depresioni, i nxitur nga ndonje krize financiare e koheve te fundit. Aliaj kishte investuar 3 milione euro dy vitet e fundit per ndertimin e nje hidrocentrali ne Perrenjas se bashku me nje ortakun e tij dhe mendohet se ka marre shuma te medha ne forme kredie dhe borxhi.

Humbja

Gjate pasdites se shtune, Et'hem Aliaj 55-vjec, nuk ishte dukur ne banese dhe familjaret ishin shqetesuar. Rreth ores 19:00 ata kane kerkuar ndihmen e Komisariatit Fier duke depozituar edhe nje denoncim. Familja Aliaj banon ne lagjen "8 Shkurti" te Fierit, ndersa biznesmeni kishte tre femije, 2 djeme dhe nje vajze. Pas kontrolleve te ushtruara ne zonat e qytetit nuk eshte bere e mundur gjetja e biznesmenit, ish-inxhinier i ndermarrjes se naftes. Per te lokalizuar vendndodhjen eshte perdorur celulari, pasi ai nuk pergjigjej as ne telefon. Vetem pas gati 10 oresh kerkimesh eshte bere i mundur zbulimi i trupit i varur ne nje peme. Burime zyrtare thane se ka qene ora 04:30 e mengjesit te djeshem kur arriten gjetjen e trupit te pajete dhe menjehere u ngrit nje grup hetimor.

Hetimet

Ne vendngjarje kane shkuar specialiste te Zyres se Vrasjeve, eksperte te kriminalistikes dhe prokurore. Keqyrja e kufomes eshte bere ne prezence te mjekut ligjor dhe jane dashur kater ore deri ne perfundim te hetimeve paraprake. Pas perfundimit trupi i biznesmenit eshte derguar ne morgun e spitalit Fier dhe me pas i eshte dhene familjareve per te kryer nderimet e fundit. Ne pyetje jane marre edhe familjaret e te ndjerit, te cilet u shprehen se denoncimin per humbjen, e kishin bere pasi gjate javeve te fundit Et'hemi ishte shfaqur shume i shqetesuar. Burime zyrtare thane se nuk vune re asnje shenje te dyshimte ne trup dhe ne makinen e bardhe tip "Benz", me targe FR 9696 C. Nga skema e ndertuar prej eksperteve behet fjale per nje vetevrasje te paster, pasi nuk eshte gjetur asnje gjurme e dyshimte, ndersa per te kryer veteflijimin biznesmeni kishte blere litar, blloqe betoni dhe nje cengel. Prej disa muajsh ai qendronte i mbyllur dhe ishte i shqetesuar per situaten e veshtire qe po kalonte pas problemeve me biznesin.

Ekspertet: Trupi ishte i ngrohte

Ekspertet vune re se trupi i 55-vjecari Et'hem Aliaj ishte ende i ngrohte ne momentin qe eshte gjetur nga policia. Nga verifikimet e kryera rezultoi se veteflijimi nuk eshte kryer me heret se ora 02:00 e mengjesit te djeshem. Shkaku i vdekjes ka qene asfiksia ne organet e frymemarrjes pas shtrengimit te litarit ne fyt qe i ka penguar te marre fryme te ndjerin. Mungesa e nje kalimtari per t'i ardhur ne ndihme ka qene fatale per 55-vjecarin, kurse ne qafe jane vene re shenjat e shtrengimit.

"Et'hemi ishte i dhene pas punes"

Drejtues te hetimeve kane marre ne pyetje te aferm e familjare te te ndjerit. Ata kane pohuar se Et'hem Aliaj prej dy vjetesh, se bashku me nje ortakun e tij, ka investuar per ngritjen e nje hidrocentrali ne Perrenjas. Problemet financiare dhe borxhet e marra ne forme kredie kane ndikuar ne kalimin e 55-vjecarit ne depresion. Burime zyrtare thane se eshte verifikuar fakti i marrjes se kredive nga i ndjeri dhe po hetohet per te zbuluar shkaqet e verteta te ngjarjes. Vellai i tij, i kontaktuar nga gazeta ka pohuar pikellimin dhe shokun qe kane pesuar nga ky lajm. "Streset e punes e cuan ne kete veprim", eshte shprehur ai i perlotur, ndersa e ka pasur te veshtire te fliste me tej. Kryesisht Aliaj sillte pjese elektromekanike nga Kina, ndersa kishte ndertuar nje fabrike te prodhimit te felizolit. Mesohet se per ndertimin e hidrocentralit ai kishte investuar 3 milione euro, ndersa nuk ka pasur asnjehere probleme me ligjin dhe drejtesine.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›