E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e dyfishte, atentatoret zhdukin diskun e filmimeve

Tirane- Ekzekutimi i dy diteve me pare, nene e bir, ka qene i mire organizuar. Atentatoret sipas policise kishin plot nje muaj, qe e vezhgonin viktimen Elton Deliu, 32 vjec. Mesohet se ekzekutoret kane pasur shume informacione jo vetem per levizjet e tij por edhe per menyren e orendive te baneses, saqe kane arritur te marrin nga apartamenti per pak sekonda, pa arritur te lene gjurme nje disk, ne te cilin ishte regjistruar e gjithe skena e krimit. Ndersa mesohet se ne polici jane shoqeruar me shume se 15 persona, te cilet kane dhene deklarime te imtesishme. Burime nga policia bene me dije se viktima Elton Deliu, pas atentatit te vitit 2005, kishte punesuar nje truproje, si dhe levizte vetem me makina te blinduara. Ai gjithashtu, para gjashte muajsh ishte shperngulur per te jetuar ne apartamentin e nenes se tij Flutures, 52 vjece e cila u ekzekutuar pak minuta me pas, si dhe me bashkeshorten Ada, e cila eshte shtatzene prej tre muajsh. Mesohet se viktima 32 vjecar, sapo ishte shperngulur ne apartament, kishte instaluar kater kamera ne pallatin ku jetonte. Kamera e pare ishte instaluar ne garazhdin ku parkonte automjetet, e dyta ishte instaluar ne hyrje te pallatit, kamera e trete ishte instaluar tek ashensori, ndersa kamera e katert ishte vendosur tek dera e baneses se tij, ne katin e gjashte ku ai jetonte se bashku me familjen. Burime nga policia bene me dije se atentatoret kane pasur shume informacione ne lidhje me vendosjen e kamerave, sakaq keta te fundit kane pasur dijeni edhe se ku ndodhej qendra e kamera, prej te ciles kane marre edhe diskun e filmimeve. Kjo ka qene edhe prova e vetme, e cila tregonte te gjithe skemen e krimit, qe dyshohet te jete marre nga autoret pas vrasjes se dyfishte. Mesohet se dy viktimat Elton dhe Flutura Delia jane qelluar per vdekje dy dite me pare, nga nje pistolete e tipit "Beret" 9 mm. Sipas burimeve dje ne vendin e ngjarjes jane sekuestruar si prove materiale dy gezhoja Berete 9 mm, te cilat dyshohet te kene dale nga arma me silenciator. Nga ana tjeter burimet shtuan se per te sqaruar kete ngjarje jane sekuestruar edhe tre automjete, te cilat kane qene ne pronesi te viktimes. Automjetet ishin foristade "Mercedez benz", BMW, te cilat perdoreshin nga viktima Elton Deliu. Policia ka sekuestruar edhe mjetin Audi Q7, e cila ishte ne perdorim nga bashkeshortja e viktimes. Burimet shtuan se te tria mjetet ishin te blinduara. Gjate ketyre dy diteve grupi hetimor ka marre ne pyetje te gjithe banoret e pallatit, kryesisht banoret e pese hyrjeve qe viktimat kishin ne katin e tyre. Mesohet se mbi 15 persona jane shoqeruar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane, nga ana e inspektoreve te sektorit te Luftes Kunder Krimit te Jetes dhe Shendetit, ne lidhje me kete ngjarje.

Pistat

Hetimet per vrasjen e dyfishte jane perqendruar ne dy pista. Pista e pare ka lidhje me nje hakmarrje te mundshme, ndersa pista e dyte qe po heton policia, eshte ajo e prishjes se pazareve te droges.

Te dyshuarit

Autoret e vrasjes se dyfishte nuk i ka pare njeri, gjate momentit qe kane qene duke ngjitur shkallet e pallatit. Ata ende jane te paidentifikuar nga policia. Mesohet se ekzekutoret kane hyre te pamaskuar ne pallat, dhe pasi kane trokitur, kane qelluar mbi Eltonin, i cili ka qene personi qe ka hapur deren.

Deliu u arrestua 2 vjet me pare me 4 kg perzieres heroine

Elton Deliu ishte arrestuar dy vite me pare nga policia. Viktima se bashku me 23 vjecarin Fatjon Kucaj u arrestuan ne vitin 2006, me nje sasi prej 4 kg e 250 grame perzieres heroine. Viktima mesohet se eshte vene ne pranga prane bulevardit "Zogu i Pare", pas nje denoncimi te nje shoferi taksie, i cili kishte dalluar nje pistolete ne automjetin qe udhetonte viktima me shokun e tij. Deliu u akuzua per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike, si dhe akuzen e armembajtje pa leje. Nje vit para arrestimit, pra ne vitin 2005, Deliut i kane vendosur tritol ne banese, por ai i ka shpetuar atentatit. Ndersa autoret, pasi nuk arriten dot qellimin e kane qelluar me pistolete duke e plagosur lehte.

Nene e bir, u ekzekutuan me 12 plumba

Ngjarja e rende ndodhi rreth ores 14:55 te dy diteve me pare, mbrapa Presidences. Mesohet se viktima Elton Deliu 32 vjec, ka thirrur "na vrane". Nje banor i pallatit, i cili ishte duke zbritur poshte, ka pare te gjakosur tek dera e baneses afer me shkallet, 32 vjecarin, ku mesohet ta kete ndihmuar, duke e derguar per ne spital. Nje efektiv i Gardes se Republikes, me pas lajmeroi policine. 32-vjecari ka nderruar jete gjate rruges per ne spital, nderkohe qe me e rende ka qene gjendja ne banesen e familjes Deliu. E ema e 32 vjecarit, kishte vdekur ne vend, pasi ishte qelluar me nje plumb ne koke. Ajo ishte e shtrire ne krevat e mbuluar nga gjaku, qe i rridhte nga plaga qe i kishte shkaktuar plumbi. Sipas policise Flutura Deliu, ishte e semure dhe nuk levizte nga vendi. Ne banese nuk ka pasur njeri tjeter, vec djalit dhe mamase se tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›