E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehen 32 persona me pasaporte biometrike

GJIROKASTER - Intensiteti i qytetareve shqiptare te kthyer nga kontrolloret greke te Kakavijes per mungese dokumentacioni ka pesuar ulje megjithate rastet e mohimit per te udhetuar drejt BE-se vazhdojne. Burimet zyrtare nga Pika e Kontrollit Kufitar te Kakavijes konfirmojne per gazeten Panorama se prej oreve te para te mengjesit te se merkures e deri ne pasdite u eshte mohuar hyrja per ne territorin grek 32 shtetasve shqiptare te pajisur me pasaporte biometrike. Nderkohe qe numri total i te larguarve me kete lloj dokumenti te pasuara edhe me dokumentacionet e tjera te nevojshme per qendrim te rregullt te limituar drejt Greqise arrin ne shifren e 870 veteve vetem gjate 15 oreve te para te se merkures. Pretendimet e pales greke kesaj radhe jane perqendruar vec te tjerave dhe te dokumenti ku behet i qarte motivi i qendrimit ne Greqi si dhe garancia e personit prites. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›