Fiks Fare publikon fotot e Berishes me djalin e Enver Hoxhes
Emisioni investigativ Fiks Fare ne Top Channel ka publikuar dje dy foto ku duket qarte kreu aktual i qeverise se bashku me djalin dhe familjen e Hoxhes. Ne foton e pare shihet qe Berisha eshte duke lundruar me varke ne liqenin e Pogradecit se bashku me djalin e Enverit Sokol Hoxhen. Gjithashtu ne kete varke ndodhen edhe bashkeshortja e kryeministrit Berisha Liri Berisha dhe gruaja e djalit te Hoxhes Liljana. Ne mes te dy zonjave eshte nje femije i vogel. Nderkohe qe personi tjeter ne fotografi eshte mjeku personal i ish -diktatorit Isuf Kalo. Emisioni Fiks Fare ka publikuar dje edhe nje fotografi tjeter e cila eshte realizuar ne vitet 70 ne ambientet e brendshme te nje shtepie. Keshtu i shtrire ne kete dhome eshte djali i Enver Hoxhes Sokoli dhe ne krah te tij bashkeshortja Liljana. Ne krah te Liljana Hoxhes duket bashkeshortja e kryeministrit Berisha Liri Berisha dhe ne cep te fotos duket mjeku Sali Berisha. Ne kete foto ka edhe disa persona te tjere. Edhe fotografia e dyte ku eshte Berisha se bashku me bashkeshorten mendohet se eshte bere ne nje nga vilat e ish-byroisteve ne Pogradec.