E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier pendohet 14-vjecarja qe plagosi me thike babane

FIER - Nje dite pas plagosjes me thike te babait te saj vajza 14- vjecare me inicialet Xh.B. ka shfaqur pendese. Nuk e kisha menduar kurre se mund te ndodhte dicka e tille. Sido qe te ishte ai eshte babai im. Keshtu mesohet se ka deklaruar ne polici e mitura per ngjarjen e rende qe ndodhi ne banesen e saj ne lagjen 8 Shkurti ne Fier. Ajo ka hezituar te shkoje ne spital per te pare te atin i cili mesohet se eshte ne gjendje te rende. Bluzat e bardha ne Fier bene te ditur se 60- vjecari Lili Bushi eshte ende ne rrezik per jeten per shkak te plageve me thike qe ai ka marre ne pjesen e barkut dhe te shpatullave. Dje ne banesen e familjes se te plagosurit nuk kishte njerez. Familjaret i kane qendruar atij prane ne reanimacion. Ata mohuan te komentojne ne lidhje me ngjarjen e ndodhur duke theksuar se kjo eshte nje ceshtje familjare me te cilen po merret drejtesia. Nuk flasim dot ne. Kjo ceshtje i perket vetem familjes sone me te cilen do te merret drejtesia u shprehen dje te aferm te vajzes se mitur. Ngjarja e rende ndodhi rreth ores 1500 te se martes kur babai i dehur dhunoi vajzen nxenese ne klasen e nente pasi ajo ishte vonuar jashte orarit te shkolles. Teksa ajo eshte munduar ta sqaronte se kishte qene me shoqerine e saj per te festuar ditet e fundit te ketij viti ai ne gjendje te dehur e ka rrahur. Me pas e mitura rrembeu nje thike dhe qelloi te atin disa here ne trup. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›