BERAT/ Rrahin adoleshentin per bicikleten
BERAT - Dhunojne adoleshentin arrestohen nga policia. Nje 15-vjecar eshte dhunuar nga dy persona qellimi i te cileve ishte ti rrembenin bicikleten. Burime te policise bejne te ditur se jane vene ne pranga dy 20-vjecaret Tomas Qama dhe Albis Kuka te dy nga Berati. Sipas policise se Beratit rreth ores 2200 te se martes adoleshenti po udhetonte me biciklete ne zonen e Kombinatit kur djemte me te rritur i kane dale para duke e goditur. Pas largimit te tyre i dhunuari ka lajmeruar policine e cila arriti me shpejtesi te identifikonte dy personat e te kryente arrestimin e tyre ne flagrance.