Kthehen me çmime

Punimet e dy artistëve që kanë përfaqësuar Kosovën në këtë ngjarje kulturore janë përcaktuar si të denja për "Pulya'n e Artë". Në këtë mënyrë Kosova ka marrë dy nga pesë shpërblimet kryesore.
Kryetari i shoqatës së strip artistëve “Xhennet Comics”, Gani Sunduri ka bërë të ditur se ai ka marrë çmimin për karikaturën e titulluar “Nxehja globale”, derisa Agim Krasniqi është zgjedhur më i miri për karikaturën me temën “Politika e jashtme”.
“Në këtë festival kanë marrë pjesë 73 artistë nga 41 shtete të botës dhe konkurrenca ka qenë e fortë”, ka thënë Sunduri.
Ai ka shtuar se një debat i posaçëm i është kushtuar festivalit të stripit dhe karikaturës që mbahet në Prizren, derisa është prezantuar edhe stripi i tij “Shqiponja”.
Strip artisti kosovar është shprehur tejet i kënaqur me paraqitjen në edicionin V të festivalit të karikaturës në Qipron veriore dhe ka paralajmëruar se do të ketë edhe befasi të tjera, të cilat do të shpalosen në edicionin VIII të festivalit të stripit dhe karikaturës në Prizren, që do të mbahet nga 8 deri më 11 shtator, në Galerinë e Hamamit. Në këtë edicion do të marrin pjesë 16 artistë nga Franca, Bullgaria, Turqia, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova”, ka përfunduar Sunduri.