E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehen musketarët

“The Three Musketeers” është rikthimi i filmit të njohur për tre musketarë, të cilët luftuan të gjithë së bashku për një kauzë. Një adaptim interesant për film me parqe dhe tema të bukura, që na kthejnë nostalgjinë dhe zilinë për jetën mbretërore.

Natyra është ajo që dominon në adaptimin e ri të filmit “The Three Musketers”, përderisa parqet e ndryshme dhe fshatrat që vetëm mund t’i ëndërrojmë janë paraqitur aq me finesë në këtë film.

Me skenar të Alex Litvak dhe Andrew Davies, filmi paraqet aq bukur jetën e shekullit XVII në Evropë, saqë vështirë e kanë bërë edhe filma të tjerë epik në ditët e sotme. Edhe pse sot ekzistojnë të gjitha gjërat për ta bërë këtë, tregimi për musketarët nuk mund të harrohet lehtë.

Ky film është një riprodhim modern i kryeveprës së Alexandre Dumas. Tre musketarët legjendarë ndodhen në vështirësi dhe pa asnjë kauzë për të luftuar. Por, gjithçka do të ndryshojë kur D’Artanjani i ri dhe gjaknxehtë u kërkon ndihmë për të shkatërruar planin djallëzor të një agjenteje bukuroshe të dyfishtë dhe Kontit famëkeq të Bakingamit.

Filmi është punuar nga Paul W. S. Anderson (regjisor i “Resident Evil”), e që i takon shkollës fanatike që bëri edhe filmat në seri të “Pirates of the Caribbean” dhe i cili ndjek të njëjtin ritëm dhe përkushtim ndaj djemve të Alexandre Dumas ashtu sikurse bën edhe Guy Ritchie me Arthur Conan Doyle në “Sherlock Holmes.”

“The Three Musketeers” aspiron të jetë vetëm episodi i parë i një filmi, që mund të zhvillohet edhe në dy filma të tjerë. Kjo pamje na paraqitet që në rundin e dytë të filmit dhe në skenë e fundit, në të cilën armata britanike e komanduar nga Rochefort (Mads Mikkelsen), një nga keqbërësit në këtë film, i afrohet Francës, një karakter që më sa duket ngrihet nga të vdekurit. Në rastin më të keq, kjo mund të vazhdojë, por pavarësisht kësaj është më mirë që një pjesë të jetë e suksesshme sepse pjesët e tjera zakonisht nuk mund të jenë edhe shumë të suksesshme sikurse e para.

Përmbajtja që mund të humbet filmi gjatë pjesëve do të mund ta mbrojë “The Three Musketeers” nga suksesi i një kamioni të rëndë në dështim ashtu sikurse e kemi aktorin Johnny Depp në karakterin e tij të Jack Sparrow. Kjo baraspeshë e afërt paraqitet te keqbërësi Christoph Waltz, Cardinal Richelieu dhe Orlando Bloom që janë në luftë me Dukën e Buckinghamin, mirëpo rezistenca e aktorëve shpesh kërcënohet nga skenat e shumta komike.

Freddie Fox i pispillosur, monarkja tinejxhere bionde Louis, bart në një kuptim me shumë qesharak të filmit duke e kombinuar atë me nota klasike të modës.

Nga “Three Musketeers”, të cilët janë të njohur edhe për moton “Të gjithë për një, një për të gjithë” e që përdoret nga shumë filma pa pikë sinqeriteti, vetëm Matthew Macfadyen paraqet një pamje të një personaliteti tipik për këtë film. Buzë rruge mbesin Aramis i Luke Evans dhe Parthos i Ray Stevenson. Inspirimi i Logan Lerman për musketarin D’Artagnan është aq pak i pangjyrë, saqë vështirë është të imagjinohet ç’ka që shumë gra do ta shohin me lakmi, veçanërisht për shkak të rinisë së tij.

Qëkurse kemi parë Natalie Portman dhe Hayden Christensen të shkrihen dhe të ngrihen nga filmi “Star Wars: Episode III — Revenge of the Sith”do të shohim edhe një kimi dashurie që mungon në këtë film. Vrimat e thara që janë në sasi të vogla për Herman dhe Lerman dhe Gabriella Wilde, që luajnë Mbretëreshën në pritje paraqesin efektin e një puthjeje të sinqertë, që nuk e kemi parë më parë.

Pa dramë apo përkulje për burimin e saj dhe mungesën e një interesi gjenial në histori apo literaturë nuk do të kishim atë kënaqësinë që na ofron filmi, pavarësisht gabimeve vizuale që mund të bëhen në betejat e filmave, qoftë aksion apo edhe komikë. Është drama që i jep skenë këtij filmi.

Filmi mund të jetë edhe seksi, por pavarësisht kësaj, ai na bën edhe të qeshim, por ndonjëherë edhe të qajmë për shkak të skenave që ka në të.

Ky “Three Musketeers” është më të vërtetë paradë kinematike në të cilën kostumet dhe bërja e makijazhit të ngjasojnë shumë me lodra fëmijësh që çdo prind do të kishte dëshirë t’ua blinte atyre, aq më tepër që janë punuar me një finesë të jashtëzakonshme dhe datojnë që nga shekulli XVII. Filmi është i bërë në versionin 3-D dhe do të shfaqet në javën e parë të majit në kanalin DIGIGOLD, që në Kosovë e sjell IPKO.

----------

The Three Musketeers

Regjia: Paul W.S. Anderson; Skenari: Alex Litvak, Andrew Davies.

Aktorë: Logan Lerman, Matthew Macfadyen, Luke Evans, Ray Stevenson, Milla Jovovich, Helen George, Orlando Bloom, etj…

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›