Marilyn, kjo perëndeshë joshëse dhe seksi

Më 1976, viti kur Marilyn Monroe do të mbushte 50 vjet, Larry McMurtry shkroi se ajo “është aty bashkë me fantazmat e saj kryesore: Hemingway, vëllezërit Kennedy – njerëzit të cilët përfunduan jetën në Amerikë para kohës kur duhej të përfundonin”.
Pothuajse gjysmë shekulli pas vdekjes së saj, bota, apo së paku fanatikët nekropolitë, ende nuk kanë përfunduar me Monroen dhe përpiqen që atë ta ringjallin me filmat, librat, këngët dhe aktrimin e saj, që vetëm ajo di ta bëjë.
Ndoshta sepse është aq vështirë ta imagjinojmë atë si një Marilyn të plakur apo ende duhet ta shohim si një Fantazmë të Hollywoodit nga e kaluara, një fantazmë që periodikisht materializon ato gjëra që kanë qenë nga e kaluara, por janë aktuale edhe sot.
Ky është filmi “My Week With Marilyn, film kandidat për dy çmime Oskar dhe fitues i 14 çmimeve të tjera kinematografike. E tërë ngjarja e këtij filmi është përshtatur nga kujtimet e Colin Clark, ku ai kalon një javë të paharruar me aktoren legjendare Marilyn Monroe, ndërkohë që ajo ndodhej në Londër për bashkëpunimin e saj me Sir Laurence Olivier.
Clark, djali i një historiani të artit të njohur me emrin Kenneth Clark, kishte vendosur që në moshën e tij 23 vjeçe të punonte në cirkus dhe mandej në film, një detyrë e tij e lehtë pasi që edhe prindërit e tij merreshin me art dhe dëshironin që edhe ai ta bënte të njëjtën gjë.
Ai ishte bërë një maço i vërtetë për femra, një pozitë që e bën atë të jetë edhe pranë Monroes, e cila do të xhironte një film ku edhe ai do të ishe aty.
Martesat e saj që e tendosnin aq shumë bën që Colin të mendojë më shumë për të. “Vetëm të jeni edhe më seksi”, i kishte thënë ai Monroes, “A është kjo gjë çfarë ju e bëni?”, kishte bërë ai një pyetje retorike. Nuk i kishte interesuar për sjelljet e saj të këqija. Por, njeriu që ajo e kishte idhull ishte pikërisht ky aktor që konsiderohej aktori më i mirë në atë botë.
E tërë këto aventura njëjavore të Colin do të përmblidhen në një film, që është punuar me regji të Simon Curtis, përderisa filmi në javën në vazhdim do të shfaqet në kanalin DigiGold, që në Kosovë e sjell IPKO.
--------
My Week With Marilyn
Regjia: Simon Curtis; skenari: Adrian Hodges, bazuar në ditarin e Colin Clark, “The Prince, the Showgirl and Me” dhe “My Week With Marilyn”; drejtor i fotografisë: Ben Smithard; montazha: Adam Recht; muzika: Conrad Pope, me “Marilyn’s Theme” nga Alexandre Desplat dhe piano solo nga Lang Lang; dizajner: Donal Woods; kostumet: Jill Taylor; producentë: David Parfitt dhe Harvey Weinstein; Distributor: Weinstein Company. Kohëzgjatja: 1 orë 39 minuta.
Aktorë: Michelle Williams (Marilyn Monroe), Kenneth Branagh (Laurence Olivier), Eddie Redmayne (Colin Clark), Dominic Cooper (Milton Greene), Philip Jackson (Roger Smith), Derek Jacobi (Owen Morshead), Toby Jones (Arthur Jacobs), Michael Kitchen (Hugh Perceval), Julia Ormond (Vivien Leigh), Simon Russell Beale (Cotes-Preedy), Dougray Scott (Arthur Miller), Zoe Wanamaker (Paula Strasberg), Emma Watson (Lucy) dhe Judi Dench (Sybil Thorndike).