E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehen nga Austria trupat e viktimave të aksidentit

Kufomat e pesë viktimave të aksidentit tragjik, që ndodhi të hënën në afërsi të Vjenës, janë kthyer sot në Kosovë dhe u janë dorëzuar familjeve.

Trupat e pajetë të pesë kosovarëve u pritën në Aeroportin e Prishtinës nga familjarët e tyre. Varrimi i tyre bëhet sot në vendet e tyre të origjinës, raporton Klan Kosova.

Në fatkeqësinë e komunikacionit, ku u përfshi edhe autobusi i një agjencie nga Kosova, u lënduan edhe 32 kosovarë të tjerë që po udhëtonin për në Gjermani.

Në aksident pësuan edhe dy shtetas të Serbisë, njëri vdiq e tjetri u lëndua.

Dita e sotme është e shpallur ditë zie shtetërore me vendim të posaçëm të presidentit Fatmir Sejdiu.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›