E Shtunë, 31 Tetor 2026

120 000 nënshkrime kundër gjyqit ndaj Kurtit

Këshilli kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit ka bërë të ditur se deri më tani ka arritur të mbledhë 120 000 nënshkrime të qytetarëve të Kosovës.

Këto nënshkrime, siç thuhet në një komunikatë, janë mbledhur në mbarë territorin e Kosovës nga 66 organizata anëtare të Këshillit.

“Këshilli është duke e përcjellë me vëmendje zhvillimet rreth këtij procesi dhe në ditët në vijim, përveç nënshkrimit të peticionit, do të ndërmarrë edhe aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me mbylljen e procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit dhe hapjen e hetimeve të pavarura për vrasjet e 10 shkurtit 2007”, theksohet në komunikatë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›