Në dorë të KPM-së

Një delegacion nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës ka vizituar drejtorin ekzekutiv të QKU-së, Ali Sadriu, për t`u njohur më afër me rastin e katër menaxherëve të këtij institucioni.
Këtij delegacioni i ka prirë Bajram Ajeti, anëtar i KPM-së.
Ajeti ka thënë për Express se gjatë takimit me drejtorin Sadriu është biseduar për rastin e Skënder Shabanit, menaxher i personelit dhe i administratës, Gazmend Rushiti, menaxher i prokurimit, Musa Vitija, auditor i brendshëm, si dhe Islam Krasniqi, shef i shërbimeve teknike në QKU.
Ai i ka thënë gazetës se si institucioni më i lartë për mbrojtjen e të drejtave të shërbyesve civilë, ka marrë gjithë dokumentacionin e nevojshëm për këta menaxherë dhe se në fillim të javës pritet të dalin me rekomandime.
“Të hënën ose të martën më së largu do të dalim me një qëndrim në lidhje me këtë rast”, ka thënë Bajram Ajeti nga KPM-ja.
Burime të gazetës kanë thënë nga QKU-ja dhe KPM-ja se dokumentacioni i cili është marrë nga zyrtarët e KPM-së ka qenë mjaft qesharak.
“Aty nuk ka asgjë në lidhje me këta menaxherë, qysh në fillim është vërejtur se tentimet për largimin e tyre nga puna janë tendencioze dhe të pabaza juridikisht“, i ka thënë një burim gazetës nga KPM-ja.
Po sipas këtij burmimi, vendimi i këshillit të Pavarur Mbikëqyrës do të jetë në favor të katër menaxherëve të QKU-së.
“Në bazë të këtyre letrave që posedon KPM-ja, do të rekomandohet që ata të vazhdojnë punën. Arsyet për largimin e tyre janë kryekëput politike”, sqaron ky burim.
E zyrtarë të QKU-së në dy deklarata të ndara të drejtorit të QKU-së dhe zëvendësit të tij kanë dhënë sqarimet e tyre që pakkush mund t`i marrë vesh.
“Vlerësimi është kërkuar për 10-mujorin e punës së tyre, përderisa për 2-mujorin e fundit të vitit, vlerësimin do ta bëjë vetë drejtori i ri ekzekutiv. Kërkesa e drejtorit ekzekutiv nuk është realizuar. Dr. Ulaj nuk ka bërë vlerësimin e gjithë drejtorëve të klinikave dhe shefave të shërbimeve, përkundër faktit se kjo ishte rikërkuar nga Ali Sadriu dhe këtë e kishte premtuar dr. Ulaj. Si pasojë e gjithë kësaj, ka ndodhur vonesa në vlerësimin e punës së këtyre punëtorëve”, thonë zyrtarë të Qendrës Klinike Universitare.
Pas gjithë kësaj situate, sipas zyrtarëve të QKU-së, drejtori ekzekutiv ka kërkuar nga zëvendësdrejtori ekzekutiv, Rrahim Krasniqi, i cili ka qenë pjesë e menaxhmentit të kaluar, të bëjë vlerësimin e punës për shefat apo menaxherët e shërbimeve.
“Drejtori ekzekutiv i QKU-së është duke pritur raportin e vlerësimit për menaxherët e shërbimeve. Ali Sadriu që nga momenti që ka marrë postin e drejtorit ekzekutiv, ka deklaruar se nuk do të lejojë që QKUK-ja të politizohet dhe këtë premtim e ka mbajtur”, thonë nga zyra e Sadriut.
Sipas zyrtarëve të QKU-së, drejtori i ri është zotuar se nuk do të lejohet neglizhenca, joprofesionalizmi dhe korrupsioni ndaj kujtdo qoftë, procese këto të dëmshme për QKUK-në.
“Vlerësimi i shefave të shërbimeve do të jetë transparent dhe nuk do ketë tendencë dhe dyshime në të”, thuhet më tej.
E, zëvendësdrejtori i QKU-së, Rrahim Krasniqi thotë se këta menaxherë kanë vonuar dorëzimin e formularëve dhe për këtë ka ndodhur e gjithë kjo.
“Dorëzim i formularëve është kërkuar në mbledhjen e rregullt, të mbajtur më datën 9 shkurt 2010. Menaxherët në fjalë, formularët e vlerësimit i kanë dorëzuar më datën 19 shkurt 2010 dhe si pasojë e gjithë kësaj ka ndodhur vonesa e vlerësimit”, sqaron Krasniqi.
Disa prej këtyre menaxherëve kanë thënë se nuk kanë nevojë t`u bëhet vlerësimi, meqë vlerësimin për ta e kishte bërë ish-drejtori Jusuf Ulaj.