Kthehen nga Herati i Afganistanit trupat komando

222 trupat që kryen me sukses një nga operacionet më të rëndësishme të Forcave të Armatosura, mbërritën në aeroportin e Rinasit mëngjesin e së premtes, ku u pritën nga drejtues të lartë të ushtrisë shqiptare.
Pritja u bë edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili përveç urimeve, vlerësoi misionin e ushtarakëve për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Afganistan.
"Ktheheni nga një mision që i keni dhënë nder dhe lavdi vendit tuaj, flamurit, uniformës që mbani, familjeve tuaja dhe fëmijëve tuaj. Unë për të gjithë këtë sakrificë ju përshëndes në emër të Qeverisë Shqiptare dhe Shtabit të Përgjithshëm", u shpreh ministri i Mbrojtjes.
Ndërsa komandanti i kontingjentit të 7-të, të batalionit të këmbësorisë malore, major Paulin Paluku, tha se misioni 6-mujor në Herat ishte nga më të rëndësishmit dhe më të vështirët, pasi zhvillohej në një ambjent që nuk njihej më parë. "Por, vijoi ai, falë përgatitjes së efektivave u përshtatëm mjaft mirë me realitetin, terrenin dhe kushtet atje, duke e përmbushur këtë mision me sukses". /Start/
2011-01-28 14:57