Kthehen turistët, pranga pronares së agjencisë

Spoti i agjencisë për udhëtimet në Sharm El Sheik të Egjiptit
Pak orë pas mbërritjes së 180 turistëve nga Sharm el Sheik, të cilët u bllokuan pas falimentimit të agjencisë turistike, Pasha Holiday, policia njoftoi arrestimin e pronares së kompanisë. Marselina Kerthoci është arrestuar nën akuzën e mashtrimit, fshehjes së të ardhurave dhe falimentimit të detyruar.
Efektivët e krimit ekonomik arrestuan pronaren e agjencisë turistike, që braktisi në Egjipt rreth 180 turistë shqiptarë, që kishin paguar paketën e plotë të pushimeve pas ajo shpalli falimentimin.
Ndërkaq, 180 turistët shqiptarë në Sharm el Sheik arritën të ktheheshin sot në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Rinasit. Të gjithë këta pasagjerë paguan vetë udhëtimin e kthimit.