Shpërthim në veri të Mitrovicës, ska viktima
Një shpërthim është regjistruar në veri të Mitrovicës por pa shkaktuar dëme në njerëz. Siç raporton Radio Evropa e Lirë, Policia e Kosovës ka bërë me dije se incidenti ka ndodhur në lokalin Tiha Noq dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale në objekt.
Në bazë të vlerësimeve paraprake, policia ka konstatuar se shpërthimi ka ndodhur nga aktivizimi i një granate dore.
Incidenti ndodhi pak para mesnatës së mbrëmshme, ndërsa policia po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes.