E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish terror me armë në SHBA, tre të vrarë

TEKSAS- Policia ka njoftuar se është vrarë personi i armatosur, i cili mbrëmë vonë qëlloi per vdekje dy persona, gjatë të shtënave që ndodhën afër një kompleksi universitar në shtetin e Teksas.

Gjatë të shtënave afër Universitetit Teksas A&M, në Kolexh Stejshën, pos personit të armatosur, janë vrarë një polic dhe një civil, ndërsa janë plagosur tre policë dhe një grua.

Ky incident ndodhi në periudhën kur në Shtetet e Bashkuara mbretëron shqetësimi lidhur me dhunën me armë.

Muajin e kaluar, një person pati vrarë 12 vetë dhe plagosur afro 60 të tjerë në një kinema në Kolorado, ndërsa më 5 gusht, nga të shtënat e një personi të armatosur në tempullin Sikh në Uiskonsin, u vranë gjashtë vetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›