E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austri Rally Europian

Jan Kopecky i Republikës Çeke u shpall fitues i “Janner Rally”, raundi i parë i serisë së re të garës “rally Europian”, që u zhvillua në Austri.

Ai ishte vetëm gjysmë sekondi më i shpejt se francezi Bryan Bouffier me makinën “Peugeot”, ndërsa austriaku Raimund Baumschlager u rendit i treti.

Kopecky, që ishte fitues edhe gjatë vitit të kaluar, e nisi mjaft mirë garën. Ai tregoi të gjitha aftësitë e tij kur pas kryesimit pësoi një defekt në etapën e 15-të dhe u detyrua të luftonte për t’u rikthyer në krye.

Çeku tjetër, Vaclav Pech u rendit i katërti me makinën e tij, Mini, ndërsa austriaku Harrach Beppo ishte i pesti me Mitsubishi.

Gara, e krijuar nga bashkimi i Kampionatit Europian të Rally-t dhe Kampionatit Ndërkombëtar Rally, parashikon 13 raunde në asfalt apo rrugë të pashtruara dhe përfundon në muajin nëntor në Zvicër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›