E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet Batman

Në filmin e tretë për Batman’in shfaqet edhe bukuroshja britanike Anne Hathaway, e cila luan rolin e Selena Kyle, gjegjësisht të Gruas-mace. Nga Express më 20 korrik 2011 në ora 20:01

Pjesa e fundit e sagës për magjistarin Harry Potter, “Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes 2”, arriti që fundjavën e kaluar ta largojë nga vendi i parë i filmit më të shikuar në histori, që në javën e parë të shfaqjes, filmin “Kalorësi i Errësirës”.

Mirëpo, para fillimit të shfaqjes së vazhdimit të ri të Batmanit nëpër kinema, shikuesit janë njoftuar për ardhjen e tij. Pra, producentët sikur dëshironin të porositnin: “Mos u brengosni, Batman do të kthehet”.

Meqenëse të dy filmat janë produksion i shtëpisë filmike Warner Bros, duket se një konkurrencë ‘miqësore’ nuk do t’i dëmtojë.

Paralajmërimi për ardhjen e filmit të ri për mbrojtësin e Gotham City, “The Dark Knight Rises”, tashmë është bërë dhe ka nxitur polemika të shumta, megjithëse adhuruesit e Batman ende presin detaje të reja shtesë lidhur me të. Dihet vetëm se Tom Hardy luan Bane, kriminelin gjigant dhe kundërshtarin e Batman, dhe se Gotham City do të shkatërrohet.

Sekuencat e publikuara të filmit shfaqin disa skena interesante me Batcycle, dhe pamjet e komandantit të policisë Gordon, të cilin e luan Gary Oldman, derisa nga spitali kërkon ndihmën e Batman. Në fund të sekuencës reklamuese thuhet vetëm se: “Batman duhet të kthehet”.

Në filmin e ri Christian Bale sërish shfaqet në rolin e Bruce Wayne (Batman), dhe ai, përveç komandantit Gordon, aleat tjetër në policinë e Gotahm City ka edhe Joseph Gordon-Levitt. Veç kësaj, në film shfaqet edhe Anne Hathaway, e cila luan rolin e Selena Kyle, gjegjësisht të Gruas-mace.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›