E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elektik ekspozite prane stacionit te trenit

Dy artistët e njohur të artit bashkëkohorë shqiptarë Genc Përmeti dhe Ardian Isufi janë bashkuar në një ekspozitë të titulluar “Eklektik”. E vecanta nuk janë krijimet e tyre, një pjesë e të janë prezantuar më parë. Artistët kanë sfiquar të ashtuquajturën qëndër të metropolit dhe kanë zgjedhur periferinë për të çelur ekspozitën. Pak kohë më parë pranë stacionit të trenit u hap një qëndër të artit bashkohor e cila shëndërroi një magazinë të braktisur në një galeri arti.
 
“Vendosëm të jepnim shembullin tonë që të dilnim diçka siç thuhet në thonjëza, jashtë Tirane, por që në të vërtetë është në qendër të Tiranës, në këtë hapësirë alternative e cila deri dje është parë si një rrethinë, e injoruar nga të gjithë. Është një përfitim i madh për të gjithë qytetin dhe i jep një vlerë të shtuar qytetit tonë, pra, duke i dhënë një hapësorë në të cilën gjenerohet art, thithen artistët e rinj për të transmetuar gjithë shqetësimet apo krijimtarinë që kanë”-thotë Përmeti.

Përmeti thotë se punët e tij dhe të Isufit rrëfejnë shetësimin e artistëve për problemtikat më të cilat përballen cdo ditë. Një nga këto është edhe mungesa e hapsirave për të ekspozuar.

“Është Galeria Kombëtare, FAB dhe Muzeu kombëtar. Ndërkohë që janë dhe dy apo tre galeri private që për hapësirat që ofrojnë janë paksa të limituara pavarësisht dëshirës së madhe qe kanë për të ndihmuar artistët, nuk mund t’i ndihmojnë në të gjitha aspektet. Në këtë rast kemi një grup të rinjsh që po vijnë me kode të reja morale, duke thyer ato tradicionalet dhe pikërisht këto hapësira janë në ndihmë të tyre”-thekson ai.

Hapësira alternative “Tirana Ekspres” është një përpjekje e artistëve të rinj për t’iu bashkuar kësaj mënyre të ballafaquari me publikun dhe njëri -tjetrin e cilia aplikohet gjithmonë e më shpesh në të gjithë botën.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›