Kthehet Franca, blindohet aeroporti

Aeroporti i Parisit ishte i blinduar dhe në masa ekstreme sigurie dhe përgjimi në kuadër të mbërritjes së Kombëtares së Francës pas eliminimit nga Kampionati Botëror i Afrikës së Jugut. Gazetarët dhe telekamerat u mbajtën larg zonës së aeroportuale ku do të mbërrinin lojtarët, të cilët u nisën në drejtimet e tjera me avionë privatë. Tieri Henri, nga ana e tij shkoi sot në presidencën franceze, për t’u takuar me presidentin e Francës, Nikolas Sarkozi, me kërkesën e këtij të fundit, në lidhje me dështimin e futbollit francez në Botëror.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 24 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili