Maradona kërkon këshilla nga Murinjo

Diego Armando Maradona tha se është gati të kërkojë një këshillë në lidhje me taktikat e ardhshme që duhet të përshtatë dhe njeriu i përzgjedhur prej tij është Hoze Murinjo. “Më pëlqen shumë si trajner - tha kryetrajneri i Argjentinës, - kur jemi takuar kemi folur për orë të tëra për futbollin, për taktikën mbrojtëse dhe sulmuese. Më është dukur tipi i personit prej të cilit mund të kërkosh në çdo moment një këshillë. Kam numrin e tij të telefonit dhe mund edhe ta thërras”, - tha ish- “Pibe de Oro”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 24 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili