Pashkët, policia masa për mbarëvajtjen e aktiviteteve
Policia e kryeqytetit garanton rendin dhe qetësinë në këto ditë feste për besimtarët ortodoksë që festojnë Pashkët. Urdhërohet ndalimi i qarkullimit të automjeteve në disa akse kryesore të Tiranës.
TIRANE- Policia e Tiranës merr masa për zhvillimin normal të aktiviteteve fetare, që do të zhvillohen nga Kisha Orthodokse e Shqipërisë, në datat 17,18 dhe 19 prill.
Lidhur me ceremoninë e nxjerrjes jashtë të "Epitafit të Shenjtë" nga Kisha me intenerar të caktuar përgjatë rrugës së Kavajës me drejtim për nga qëndra e qytetit, më pas kthim poshtë tek "Kryqëzimi i 21 Dhjetorit" dhe kthim në Kishë, me interval kohor, fillimi nga ora 19.30’ dhe mbarimi ora në orën 21.30’ në ambjentet e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 19.00’ deri më 22.00’, të datës 17 Prill .
Gjithashtu, ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe nga ora 23.00’ deri më 01.00’ e ditës së shtunë, datë 18 prill, në ceremoninë solemne që do të zhvillohet jashtë Kishës.
Kufizime të lëvizjes së automjeteve do të ketë edhe nga ora 10.00’ deri më 14.00’ të datës 19 Prill, në rrugën e Kavajës nga "21 Dhjetori" deri tek Kryqëzimi i Bankës së Shqipërisë, me rastin e pritjes zyrtare që do të organizohet në këtë ditë.
Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranës, Policia e kryeqytetit garanton rendin dhe qetësinë në këto ditë.
(s.g/BalkanWeb)