Kthehet çamja në kufirin grek, sërish probleme në doganën e Kakavijës

Shenohet nje tjeter rast i diskriminimit te popullsise came ne pikat kufitare te vendit tone me shtetin grek. Nje e moshuar came me banim ne Elbasan nuk eshte lejuar te kaloje kufirin shqiptaro-grek nga pala greke ne piken kufitare te Kakavijes në Gjirokastër. Mereme Zeneli, 78 vjec tregon per “Ora-News”se të gjitha dokumentet i kishte të rregullta, por sipas gruas, sapo është verifikuar origjina e saj në pasaportë nga pala greke nuk është lejuar të kalojë në shtetin helen.
78-vjecarja u bën apel organeve shtetërore shqiptare per mbrojtjen e te drejtave te ketij komuniteti, sidomos kur bëhet fjalë për një nënë që do të takojë fëmijët e saj në mërgim.
Rasti i fundit eshte edhe nje tjeter tregues i diskriminimit qe kryhet nga pala greke per komunitetin cam,te cileve nuk po u lejohet te shkelin token greke.