Lezha s`është gati për sezon, situata e mbetjeve e papranueshme
Depozitimi i mbetjeve urbane në zonat urbane apo edhe pranë lumenjve janë një shqetësim, një fakt alarmant për Lezhën që synon te kete ne fokusin e saj turizmin. Per prefektin e ketij qarku, Pal Dajçi situata e deritanishme eshte e papranueshme dhe se depozitimi i mbetjeve urbane ne landfillin e Bushatit eshte nje detyrim ligjor.
Sipas tij, lidhja e kontratave me firmat sipermarrese te pastrimit duhet te parashikoje edhe nje detyrim ndaj tyre per largimin e mbetjeve urbane ne vendin e percaktuar.
Per prefektinDajci kostoja e pastrimit paguhet nga qytetaret, ndersa ka theksuar se do te bashkepunoje me inspektoriatin mjedisor, per te detyruar drejtuesit e njesive vendore qe te depozitojnë mbetjet ne vendin e percaktuar.