E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet ne fushe Europa League

Pas pushimit dimëror kthehet edhe Europa league.

Me ndeshjet e turit së 1/16-ave edhe ky aktivitet ka hyrë në fazën e nxehtë. 32 skuadra, ku tetë prej tyre u eliminuan nga Champions League do të nisin garën e ethshme për triumfin në turneun e dytë për nga rëndësia në kontinent.

Atletico Madrid luan në “Vicente Calderon” me rusët e Rubin Kazan. Kampionët në fuqi pritet të fitojnë, duke respektuar parashikimet. Interesante edhe përballjet ndërmjet Zenitit dhe Liverpool, Napoli-Viktoria Plzen, Tottenham–Lion apo Moenchengladbach-Lazio.

Chelsea-n, e shkurorëzuar nga froni Europian e pret sfida me Sparta Praga-n e sulmuesit shqiptar, Bekim Balaj, ndërsa Interi, një prej favoriteve për trofeun ndeshet me CFR Cluj.

Anzhi Makhachkala i Samuel Eto'o dhe Ëillian luan me Hannoverin, që më tepër duket se kërkon lojën e bukur se rezultatet.
Levante pret Olympiakosin, grekët e paparashikueshëm që mund të arrijnë fitoren në Spanjë. Dynamo Kyiv pret Bordeaux, me problemin se nuk luan në ndeshje zyrtare prej muajit dhjetor.

Sfidë emocionuese do të jetë ajo në Gjermani ndërmjet Bayer Leverkusen dhe Benficas, dy prej skuadrave më në formë të momentit në Europë.
Fenerbahce pritet të mos ketë shumë probleme në Minsk përballë Bate Borisov, ndërsa në “Amsterdam Arena” do të luhet një ndeshje interesante ndërmjet Ajax dhe Steaua Bucarest.
Basel luan kundër Dnipro-s, një prej surprizave më të mëdha të këtij edicioni. Metalist Kharkiv, një tjetër ukrainase do të luajë në fushën e Neëcastle. Stuttgart pret Genkun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›