Flamurtari fiton 3-0 ndaj Bylisit

Fitorja e parë për vitin 2013.
Flamurtari reagon në mënyrën më të mirë pas dhimbjes së ndarjes nga jeta të legjendës së klubit vlonjat, Alfred Zijai.
Skuadra e Gjokës fitoi 3-0 përballë Bylisit, në ndeshjen që mbylli javën e 14-të të Superligës.
Takimi u shty fillimisht prej homazheve në nder të ish-futbollistit dhe më pas prej çështjeve teknike, që lidheshin me tapetin e ri.
Fitorja bëhet edhe më e rëndësishme, pasi ka ardhur përballë një kundërshtari që gjithmonë i ka krijuar probleme Flamurtarit.
Njeriu i ndeshjes ishte Migen Memelli.
Sulmuesi i rikthyer nga dëmtimi tërhoqi skuadrën duke realizuar i vetëm të tre golat e triumfit.
Në Vlorë festojnë, por menjëherë pas takimit janë ngritur dyshime për mënyrën sesi kundërshtarët e tyre janë shthurur, duke pësuar dy golat e fundit.
Mbrojtje inekzistente dhe vendasit që kishin të paktën edhe katër raste të tjera për shënim.
Me këtë fitore, Flamurtari i rrëmben pikërisht Bylisit vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit. Në kuotën e 22 pikëve, skuadra duket e rikthyer në garën për një vend në kupat e Europës.