Buhler: ROSU, ushtrime në jug të Mitrovicës

Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler ka thënë se Njësia Speciale ROSU, bëri vetëm ushtrime në jug të Mitrovicës sot. Ai ka thënë në një konferencë shtypi se forcat e policisë, asnjëherë nuk kishin ndërmend të kalonin në katër fshatrat serbe të veriut.
Buhler, megjithatë ka thënë se KFOR-i është i gatshëm që të ndihmojë Policinë e Kosovës dhe EULEX-in që të arrestojë përgjegjësit për vrasjen e Enver Zymerit dhe ata që dogjën pikën kufitare në Jarinje.