E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyten xhaxha e nip, shpeton femija

Durres- Pushimet kthehen ne tragjedi per nje familje nga Tirana. Xhaxhai dhe nipi i tij, mbeten te mbytur ne ujerat e detit Adriatik mbremjen e djeshme, teksa laheshin prane vendit te quajtur "Gjiri i Lalezit", ndersa nje 11-vjecar perfundoi ne spitalin e Durresit teksa rrezikoi mbytjen gjate shpetimit te te afermve. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 17:45, ne plazhin e quajtur "Fushe Ndroc". Viktimat jane Bardhyl Zeqollari 37 vjec, si dhe nipi i tij, Alban Zeqollari 15 vjec. Ne fillim mesohet se eshte mbytur xhaxhai, ndersa nipi eshte perpjekur per ta nxjerre nga thellesia e detit. Por ne tentative per ta shpetuar, nipi ka mbetur edhe vete i mbytur. Policia tha se ka gjetur vetem nje prej trupave dhe po heton per te zbuluar, se sa eshte numri i personave te perfshire ne kete ngjarje tragjike.

Deshmitaret thane dje per "KJ", se ngjarja ka ndodhur brenda 5 minutave, kur dy te afermit gjeten vdekjen, kurse nje femije mundi te mbijetonte pas nderhyrjes se plazhisteve te tjere te pranishem ne "Gjirin e Lalezit". Bardhyl Zeqollari, banues ne Kombinat te Tiranes, kishte shkuar se bashku me familjen per pushime ne bregdetin e Durresit. Rreth ores 17:30 ai eshte futur ne det per t'u lare dhe pas pak minutash eshte vene re teksa mbytej, prej nipit te tij 15 vjecar, Alban Zeqollarit dhe djali i tij 11-vjecar. Te dy femijet kane notuar per t'i ardhur ne ndihme, por ne ato momente deti ka pasur edhe dallge, duke u rrezikuar jeten te miturve. Nderhyrja e pushuesve te tjere ka bere te mundur nxjerrjen e femijes 11-vjecar ne breg te detit, por nuk eshte gjetur trupi i 15-vjecarit. I ndjeri Bardhyl Zeqollari, eshte derguar ne morgun e spitalit te Durresit, kurse gjendja e djalit te tij, sipas mjekeve eshte e rende.

Ne vendngjarje kane shkuar dhjetera forca te Policise se Durresit dhe drejtues te saj qe organizuan operacionin e hetimeve dhe te kerkim-shpetimit. Ne pyetje u moren familjaret dhe pushuesit, ndersa ka qene e pamundur te pyetej i mbijetuari 11-vjecar, qe ndodhet ne spital ne situate kritike. Zyrtare te policise thane mbreme per "KJ", se jane njoftuar edhe forcat e RENEA-s, reparti i palombareve, me qellim kerkimet me rojen bregdetare ne det te hapur per trupin e 15-vjecarit.

Enkelejda Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›