E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthesa e kryeministrit: Mos ndërtoni pa leje në breg Nga TemaKryeministri, Sali Berisha, ka modifikuar dje thirrjen që u ka bërë një ditë më parë banorëve të Himarës për të shtuar katet dhe për të zgjeruar shtëpitë e tyre. Gjatë inaugurimit për filli

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Kthesa e kryeministrit: Mos ndërtoni pa leje në breg Nga Tema

Kryeministri, Sali Berisha, ka modifikuar dje thirrjen që u ka bërë një ditë më parë banorëve të Himarës për të shtuar katet dhe për të zgjeruar shtëpitë e tyre. Gjatë inaugurimit për fillimin e punimeve në rrugën që lidh me bregdetin me Jalën, kryeministri Berisha është shprehur se askush nuk mund të ndërtojë pa leje dhe në rast të kundërt ligji do të veprojë mbi të.

“Gabojnë shumë rëndë ata që ndërtojnë në breg pa leje. Ligji do të veprojë në të gjithë zonën turistike dhe në të gjithë vendin”, - tha Berisha.

Ndërkohë, ditën e premte kryeministri Berisha gjatë inaugurimit të punimeve të rrugës së plazhit të Potamit i ka bërë thirrje banorëve të zonës së Himarës që të shtojnë katet dhe të zgjerojnë shtëpitë për t’u përgatitur për vitin e ardhshëm turistik.

“Një thirrje miqësore iu bëj të gjithë qytetarëve të Himarës, të Lukovës, të Ksamilit, të Sarandës dhe të bregut në tërësi që shfrytëzojnë mundësinë e zgjerimit të shtëpive të tyre, e shtimit të një kati apo shtimit të një dhome, të përmirësimit të tyre, pasi shteti do të garantojë kredi të buta dhe kjo është një nga mënyrat kryesore për të përballuar fluksin e një rritjeje më të madhe”, - është shprehur tekstualisht kryeministri Berisha ditën e premte.

Pavarësisht parashikimit të kryeministrit për një rritje akoma më të madhe të fluksit të turistëve në bregdetin e jugut, kjo nismë inkurajon informalitetin në vend, ndërkohë që Shqipëria nuk ka ende asnjë shifër zyrtare për bizneset turistike në jug apo veri të vendit. Instituti i Statistikave (INSTAT), që është edhe një nga burimet zyrtare për monitorimin e këtyre të fundit, nuk ka dalë asnjëherë me një shifër konkrete, qoftë edhe të përafërt me numrin real të bareve, restoranteve, hoteleve etj.

Pikërisht nga ky informalitet, tashmë i stimuluar dhe nga vetë kryeministri Berisha, bregdeti shqiptar ka qenë këtë vit i stimuluar nga spekulimi me çmimet e akomodimeve dhe gjithçka tjetër në lidhje me të.

Ndërkohë, organet tatimore dy vitet e fundit nuk kanë publikuar asnjë shifër për sa i përket të ardhurave që turizmi bregdetar ka derdhur në buxhetin e shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›