Kuvendi miraton paga më të mira për gjyqtarët, Halimi: Do eliminohet korrupsioni
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, në një prononcim për gazetarin e News24, Arbër Hitaj pas miratimit të ligjit për statusin e gjyqtarë, i cili parashikon paga më të mira, vlerësoi se tashmë gjyqtarët do të kenë mundësi ti rezistojnë devijancave e dhe ndërhyrjeve të mundshme.
“U miratua me konsensus ligji për përmirësimin e statusit të gjyqtarëve. Është një ditë e mirë dhe mesazh i qartë që i japim sistemit të drejtësisë. Me miratimin e këtij ligji gjyqtarët nuk do kenë vetëm një pagë mbi 1 mln lekë,p or edhe përmirësim të statusit. Një pagë më e mirë për gjyqtarët do thotë një rezistencë më shumë për devijancat që mund të kenë si dhe konsolidim të sistemit të drejtësisë” tha Halimi, i cili nënvizoi se PS kërkoi sërish kohë për të reflektuar në lidhje me propozimet e mazhorancës përë Kodin Kushtetutes dhe Kodin Civil.
Duke komentuar zhvillimet më të fundit politike, Halimi tha se kërkesa e PD-së për lirimin nga detyra e anëtarit të LSI, bazohet në Kushtetutë dhe ruan balancat në institucion.
“Unë besoj se qëndrimi i grupit parlamentar të PD dhe Komisionit të Ligjeve, është në përputhje të plotë me frymën e Kodit Zgjedhor që ka saktësuar që në Kodin e vitit 2003, mazhorancë në qeveri dhe parlament do thotë mazhorancë në KQZ, shumica nuk bëhet dot pakicë” tha Halimi.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Pagat, Llalla: Nisma e ligjvënësve, arritje e rëndësishme