E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi e kompensimi i pronës, debate në Kuvend

TIRANË- Projektligji për kthimin e kompensimin e pronës shoqërohet me debate në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka theksuar se me projektligjin në fjalë gjejnë zgjidhje të gjitha cështjet për të kaluar në hallkën e fundit që me përmbylljen e privatizimit të përmbyllet njëherë e mirë edhe tranzicioni që lidhej me pronat.

Projektligji  është pa ngjyrime politike, i diktuar nga nevojat dhe kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë, i tejkalon sensibilitetet politike të majta e të djathta e duhet të marrë edhe votën morale të maxhorancës e opozitës- tha ai.

Sipas tij, në bazë të projektligjit nuk ka mundësi për të hyrë e manipuluar çmimin e tregut, pasi  lloji i pronës e kategorizimi i pronës është një cështje e parashikuar dhe kategorizuar me ligje të miratuar që më parë, është kriter pa mundësi për të ndërhyrë në të.

Cështja e përdorimit dhe destinacionit , e përcaktuar në bazë të planeve urbanistike, të tre këto kritere janë objektive jashtë cdo ndërhyrje subjektive, cështja e vlerës së pronës gjen përkthim të saktë të detyrës kushtetuese- tha ai.

Ndërkohë që ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka dhene mbeshtetjen e tij per projektligjin, duke pranuar se tre amendamentet e propozuara prej tij kane gjetur pasqyrim. Ai ka deklaruar se  e drejta e pronës për vite me radhë është trajtuar ndesh me interesin e pronarëve të ligjshëm.

Për këtë kërkohet reflektim nga të gjithë. Theksoj se janë tre elementë kryesorë por të parin do rendisja atë kushtetues të cështjes së të drejtës për zgjidhjen e pronës, ku shteti nuk mbivendoset, por i jep zgjidhje kompensimit fizik e duke lënë të fundit atë financiar- tha ai.

Sipas tij, ka nevojë për një debat të gjerë të Agjencisë së Kthimit e Kompensimit për të parë a është e mjaftueshme infrastruktura, personeli e kualifikimi i atyre që d të merren me këtë cështje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›