E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tsacheva-Topallit: E ardhmja e Shqipërisë në BE

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe homologia e saj bullgare Tsetska Tsacheva vlerësuan si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa theksuan se ato duhet të intensifikohen edhe më tej. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryetarja e Kuvendit të Bullagarisë Tsacheva theksoi se Bullgaria mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 

“Ne i marrin në konsideratë vështirësitë që përjeton sot Bashkimi Europian por ashtu siç jemi bashkë në NATO ashtu duhet të jemi edhe në Bashkimin Europian. Ne besojmë tek e ardhmja europiane e Shqipërisë” theksoi Tsacheva.

Ndërkohë homologia bullgare ka theksuar se do t`i kërkohet qeverive përkatëse bashkëpunim ekonomik në fusha specifike, si energjetika, transporti, turizmi. “Këto janë fusha në të cilat mund të kemi marrëdhënie me aktive. Kemi unitet dhe qëllime të përbashkëta. Unë dhe delegacioni që më shoqëron besojmë në të ardhmen evropiane të Shqipërisë”- tha ajo.

Nga ana e saj, kryeparlamentarja Topalli se marrëdhëniet mes dy vendeve bazohen në një traditë të gjatë historike, kulturore, ekonimike dhe tregëtare por sipas saj këto duhet të materializohen edhe më tej.
 

Ajo gjithashtu është shprehur e kënaqur se sot numri i grave si kryetare të parlamentit është rritur shumë dhe kjo sipas saj tregon shprehje e një civilizimi dhe progresi mjaft të rëndësishëm.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›