"Kthimi i PS ne Kuvend, nuk zgjidh plotesisht problemin"
Perfaqesuesi i Fondacionit "Friedrich Ebert", ne nje interviste per "DW", mbi zhvillimet politike ne Shqiperi, veren se te pakten pasojat e vazhdimit te krizes politike ndaj pretendimit per integrim ne BE tani per tani jane kapercyer. Nderkohe qe nderprerjen e bojkotit nuk e quan zgjidhje perfundimtare te problemit te krizes.
Z. Weichert partia me e madhe ne opozite ne Shqiperi, PS, pas gjashte muajsh bojkoti vendosi te futet ne Parlament. A mendoni se ky hap i dedikohet ndermjetesimit nga jashte?
Mendoj se ka pasur shume faktore qe kane kontribuar per kete. Nuk duhet te harrojme edhe qe ne Shqiperi ka pasur perpjekje, sic ishte edhe nisma e Presidentit Topi, i cili padyshim ka luajtur nje rol te rendesishem. Por natyrisht qe edhe i ashtuquajturi, faktori nderkombetar ka luajtur nje rol te madh ne kete proces duke kontribuar per kete rezultat.
A mendoni, se kjo eshte vetem nje levizje shahu, nje kalkulim i socialisteve, per te ruajtur mandatet, pasi se shpejti afati i paraqitjes ne Parlament do te skadonte dhe mos valle, eshte tashme e paraprogramuar kriza pasuese, pasi futja ne Parlament ka si kusht mbajtjen ne fuqi te kerkeses per rinumerimin e votave?
Pra kemi te bejme me dy pyetje: Nga njera ane sa ka te beje me ndonje kalkulim te mundshem ne sfondin e skadimit te mandateve, mendoj se edhe kjo date sigurisht qe ka luajtur nje rol, pra per te mos rrezikuar mandatet. Ceshtja nese keto mandate do te humbitnin apo jo, ka qene disi e diskutueshme. Por me shume synohej qe te shmangej ndonje shkallezim i mundshem i ketij konflikti, ndaj mendoj qe sigurisht ka pasur nje influence te rendesishme edhe momenti kur u more ky vendim. Sa i perket ceshtjes tjeter: Kthimi i opozites ne Parlament, nuk eshte njekohesisht zgjidhja e problemit. Ne me siguri do te na duhet te llogarisim se ne varesi te detyrave dhe kompetencave qe do te kete komisioni i kerkuar hetimor do te kete perballje te forta. Por natyrisht ne jemi te mendimit, se eshte shume mire qe keto perballje do te zhvillohen ne Parlament.
Bojkoti si nje forme e protestes, duke pasur parasysh qe ishte nje bojkot gjashtemujor i Parlamentit nga deputetet, eshte mjeti i duhur dhe a solli kjo dicka?
Eshte e veshtire ta gjykosh, per ne gjermanet p.sh. nuk eshte nje mjet i pranueshem te bojkotosh parlamentin e ndoshta edhe ne shume vende te tjera veprohet ngjashem.
Ne duhet te shohim situaten ketu ne Shqiperi, si dhe ne disa vende te tjera te rajonit ku institucioni i Parlamentit ende s'eshte i konsoliduar fort, e ne radhe te pare funksioni i Parlamentit ende s'eshte i garantuar ne ate menyre si ne shume vende te tjera te Evropes. Ndaj nuk do te duhej ta gjykonim kete nga optika jone gjermane, nese kjo forme eshte nje menyre e pranueshme e protestes ose jo. Nese kete bojkot do ta shohim nga fundi, pra duke u nisur nga momenti i tanishem atehere duhet te pranojme, qe pa kete bojkot s'do te ishte arritur deri aty qe parregullsite lidhur me zgjedhjet vitin e kaluar te shqyrtoheshin ne forme sic pritet tani, aq me teper me vemendjen nderkombetare qe pritet tani.
Cfare mendoni se mund te ndodhe pas procesit te hetimit, per me teper qe fjala eshte edhe per angazhimin e Komisionit te Venecias, ne varesi te konkluzioneve qe do te dalin, cfare mund te ndodhe pas kesaj?
Une mendoj se opozita ka bere te qarte qe ajo nuk synon ndryshimin e rezultatit te zgjedhjeve, si rrjedhoje nuk do te kete ndryshim te ndarjes se votave ne Parlament. Qellimi i opozites eshte sqarimi i akuzave, apo i parregullsive qe ato kane konstatuar, si dhe marrja e masave qe te parandalojne, qe dicka e ngjashme te ndodhe ne zgjedhjet e ardhshme. Ky eshte pra qellimi.
Kriza ne politiken e brendshme te Shqiperise, gjate muajve te fundit u cilesua edhe si nje rrezik per proceset e integrimit te vendit ne BE. Mendoni se tani ky rrezik eshte shmangur?
BE-ja ka bere te qarte, qe pergjigja ndaj kerkeses per hapjen e negociatave varet nga ajo, qe mosmarreveshjet ne politiken e brendshme, pra kriza ne politiken e brendshme te kapercehet. Me kapercimin e krizes nenkuptohej kthimi i opozites ne Parlament dhe qe akuzat te sqarohen. Ndaj mendoj, qe mund te thuash, se te pakten pasojat e vazhdimit te krizes politike nga situata ne parlament ndaj pretendimit per integrim ne BE tani per tani jane kapercyer. Natyrisht qe mbetet te shihet se cfare do te ndodhe me tej dhe se si do te vazhdoje ky proces.
Ju jeni qysh nga janari ne Shqiperi si perfaqesues i Fondacionit "Friedrich Ebert". Si i vleresoni ne pergjithesi zhvillimet ne politiken e Shqiperise, ose me sakte si e vleresoni pjekurine e Shqiperise per ne BE sot?
Une kam punuar ne vende te ndryshme te Ballkanit, vende qe pjeserisht perballen me sfida te ngjashme sa i perket transformimit dhe integrimit evropian. Une shoh ketu nje diskutim aktiv politik lidhur me qellimet dhe rrugen per zhvillimin e metejshem te Shqiperise. Madje ketu ky debat me duket me dinamik se ne disa vende te tjera, gje qe e vleresoj pozitivisht. Natyrisht qe institucionet dhe normat ligjore ende nuk jane te konsoliduara deri ne ate mase, sa te mos ndodhin kriza te tilla si p.sh. kjo e fundit. Por une mendoj, qe megjithate Shqiperia ka bere nje perparim te jashtezakonshem. Une kam qene edhe ne vitet e meparshme ne Shqiperi dhe mendoj, se mund ta verej mire kete ndryshim. Per me teper nese kemi parasysh edhe faktin se nga vjen Shqiperia, sivjet mbushen 20 vjet, qekurse u kapercye sistemi komunist dhe ne krahasim me vendet e tjera fqinje ne Shqiperi eshte e prekshme ajo qe eshte arritur. Por nga ana tjeter vetekuptohet qe shume njerez e humbasin durimin dhe jane te pakenaqur, e natyrisht qe mbetet shume per t'u bere. Por besoj se kjo eshte normale.