E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministrat e BE: Ne vere mbyllet procesi i vizave me Shqiperine

Tania Fajon, europarlamentare sllovene: Ky eshte qellimi im, qe te prezantoj liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen, ne po presim per raportin e eksperteve qe te vij kete pranvere dhe derisa keto raporte te vijne nuk mund te paragjykoj se cfare progresi eshte bere ne Shqiperi dhe Bosnje. Por, qellimi eshte qe te prezantoj keto raporte, megjithate eshte teper heret per te dhene nje afat.

Cecilia Malstrom, komisionere per Drejtesine dhe Punet e Brendshme ne BE: Nese ne do te kemi propozimin e Komisionit Evropian ne prill, mbi nje vleresim pozitiv te situates, atehere Parlamenti Evropian do te beje cmos qe ta mbaroje perpara veres.

Lulzim Basha: Ajo qe kam pasur rastin te informoj koleget e mi, por edhe Keshillin per Ballkanin Perendimor dhe anetar te Parlamentit Evropian, eshte shkalla e pergatitjes se Shqiperise, ne vecanti per sa i perket dokumenteve te sigurise, te sigurise se kufirit dhe luftes kunder krimit. Keto jane tre nga blloqet kryesore te procesit per liberalizimin e vizave. Ne menyre unanime jane shprehur pergezime per arritjet e Shqiperise ne keto tre fusha, te cilat konsiderohen te shpejta, te qendrueshme dhe nga nje pjese e mire vendeve anetare, te mjaftueshme ne raport me kriteret e udherrefyesit per liberalizimin e vizave.

Misioni i fundit qe largohet nga Tirana, besoj qe ne vecanti per sa i perket fushes se kufirit, do te kete gjetur nje situate rrenjesisht te ndryshme nga ajo qe ka verejtur ne marsin e vitit te kaluar. Po keshtu, kemi pasur informacion, i cili do te zyrtarizohet se shpejti, sa i perket vleresimeve shume pozitive per sigurine e dokumenteve, natyrisht edhe per bllokun 3, qe ka te beje me sigurine dhe luften kunder krimit ne Shqiperi.

Eric Besson, Ministri Frances per Emigracionin: Na duket, pa qene nevoja te jemi ekspert, qe Shqiperia po ndjek nje rruge qe eshte inkurajuese dhe qe eshte optimiste. Une i thashe ministrit shqiptar qe jane disa veshtiresi qe duhen kapercyer dhe pashe, qe ai ishte i vendosur per te ndjekur rrugen qe i eshte propozuar nga Bashkimi Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›