E Shtunë, 31 Tetor 2026

PPE: Kerkesa e PS per kutite, e papranueshme

Grupi i Partive Popullore Evropiane ne nje reagim per situaten politike ne Shqiperi, i ka bere apel Partise Socialiste te pranoje rezultatin e zgjedhjeve dhe te heqe dore nga kerkesa per hapjen e kutive, duke e cilesuar kete te fundit si te papranueshme. Keshtu, 12 ministrat e Jashtem te Partive Popullore Evropiane, u mblodhen ne Rome per te zhvilluat nje takim parapergatitor te perbashket per GAERC-n, te drejtuar nga ministri Franko Fratini dhe zedhenesi per Politikat e Jashtme te PPE ne Parlamentin Evropian, Elmar Brok kerkuan zbatimin e Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi ne lidhje me rezultatin e zgjedhjeve. Ne takimin e organizuar nga ministri i Jashtem italian, Franko Fratini, u ndal me nje deklarate te perbashket per Shqiperine, ku konsiderohet shqetesuese situata politike, krijuar qe pas zgjedhjeve demokratike te mbajtura ne qershor 2009. Ministrat ne emer te PPE, i kerkojne opozites socialiste te pranoje rezultatin e zgjedhjeve te certifikuar nga KQZ, Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit, si dhe organizata nderkombetare e vezhguesve. Deklarata e cileson te papranueshem sjelljen e opozites e perpjekjen per te rihapur kutite e votimit. Kjo konsiderohet nga 12 ministrat e jashtem, shqetesuese per zbatimin e reformave te nevojshme dhe kryesisht atyre ekonomike me emergjente. Ne perfundim te deklarates se tyre, zyrtaret e larte i kerkojne opozites te respektoje plotesisht Kushtetuten dhe ligjet ne fuqi, perfshire dhe vendimin e gjykates dhe KQZ. "Deklarojne shqetesimin e tyre mbi situaten politike te krijuar pas zgjedhjeve demokratike te mbajtura ne qershor 2009. I kerkojne partise opozitare socialiste te pranoje rezultatin e konfirmuar nga KQZ, Kolegji Elektoral, Gjykata e Apelit dhe te gjithe organizatat vezhguese nderkombetare. E konsiderojne te papranueshem qendrimin e partise opozitare per te ri-hapur kutite e votimit, qe pengon zbatimin e reformave demokratike dhe ekonomike te nevojshme dhe urgjente per vendin dhe i kerkojne opozites te respektoje plotesisht Kushtetuten dhe Ligjin, duke perfshire vendimet e Gjykates dhe KQZ", thuhet ne deklaraten e perbashket, ne emer te ministrave te Partive Popullore Evropiane. Ne kete seance speciale me ministrat e vendeve jo-anetare, ata diskutuan politiken evropiane ne Ballkanin Perendimor, partneritetit lindor, mbrojtjen e energjise dhe Kaukazin. S.P


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›