E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berisha te hape vetem kutine ne Ruzhdije"

Kryetari i opozites, Edi Rama, deklaroi se Partia Socialiste eshte ne veprim aktiv dhe te vazhdueshem dhe po perdorin cdo instrument. Sipas tij, kryetari i Asamblese Kombetare te partise, duke i folur parlamentit dhe opinionit publik, beri nje sfide dhe edhe kjo sfide eshte pjese e perpjekjeve e tyre per te bashkepunuar jo vetem me palen tjeter, por edhe me opinionin publik ne kerkimin e rruges per realizimin e transparences, gjithmone nepermjet forces se arsyes. "Zoti Berisha ka kohe qe vajton publikisht, apo ben sikur vajton humbjen e nje mandati ne Fier, per shkak te nje vendimi qe sipas tij te gabuar te gjykates, lidhur me votimin ne komunen e Ruzhdies, ne nje qender votimi dhe duke thene kete, thote se megjithate ai respekton vendimin e gjykates", deklaroi Rama. Sipas tij, "aty PD dhe koalicioni i saj ka korrur nje fitore spektakolare, qe sipas Berishes i eshte mohuar nga gjykata". Ai tha se "PS eshte e mendimit, qe jane te gjitha kushtet dhe mundesite qe ajo kuti te hapet perpara publikut dhe ne rast se nga vleresimi i dokumentacionit zgjedhor qe gjendet ne ate kuti do te rezultoje ajo qe pretendon Berisha, dhe nuk do te rezultoje ajo qe pretendojme socialistet, atehere qe palet kane te gjitha arsyet per te reflektuar lidhur me bindjet e tyre". Por ne rast se do te provohet e kunderta, vijoi kryesocialisti, sigurisht qe jane te gjitha arsyet qe palet te perparojne ne kete perpjekje per transparence. "Zoti Berisha per te mbyllur kete krize, per te zgjidhur kete problem te madh qe vetem do te rendohet, dhe te jeni te sigurt se ne nuk do ta leme pa e zgjidhur, mjafton te kete vullnet dhe gjithcka futet ne rrugen e duhur, duke bere hapjen e nje kutie te vetme dhe jo te nje kutie ku ne pretendojme se kemi fituar, por te nje kutie, ku zoti Berisha pretendon se ka fituar", u shpreh Edi Rama.

"PS eshte ne pritje te transparences se kutive te votimit ne Kuvend"

Lideri i selise roze tha dje se opozita eshte ne pritje qe ceshtja e transparences se kutive eshte ne Parlament. I pyetur se cfare do te ndodhe deri ne seancen e ardhshme parlamentare, Rama tha se "s'jemi ne kushtet kur duhet te flasim cdo te ndodhe brenda 6 diteve, jemi ne kushtet kur duhet te flasim se c'do te ndodhe brenda 6 ditesh". "Vala e protestave qe do ngrihet ne Shqiperi, ne rast se kjo loje per te zvarritur opoziten do te vazhdoje, do te jete vala me e madhe qe Shqiperia ka pare per voten e lire dhe do te jete nje vale protestash qe nuk do te ulet pa garantuar voten e lire", theksoi kryesocialisti.

"S'ka pike dyshimi se kemi marre rezultatet me te mira nga bojkoti"

Kreu i opozite sqaroi dje se jane marre te gjitha masat dhe po shfrytezojne te gjitha rruget per te cuar perpara kauzen e tyre. "S'ka pike dyshimi se kemi marre rezultatet me te mira, madje me te mira sec i prisnim nga perpjekjet e ketyre gjate muajve me themel bojkotin dhe do te vazhdojme te kerkojme zgjidhjen, pa perjashtuar asnje rruge, qe do te thote se eshte nje pozicion dinamik, nuk eshte nje pozicion statik", deklaroi Rama. Sipas tij, ne kete pozicion dinamik ai vete dhe gjithe lidershipi i PS, jane ne harmoni te plote me vullnetin e popullit opozitar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›