Berisha: Kredi për shkollën e lartë. Shamku: 65% e studentëve u gënjyen
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha në një takim me mësues e nxënës të zonës së Petrelës tha se qeveria e tij ka bërë gjithçka për arsimin, teksa u ndla në disa premtime nëse demokratëve u besohet një mandatat i tretë qeverisës në zgjedhjet e 23 qershorit.
Berisha akuzoi Ramën se po bllokon marrjen e statusit kandidat në BE me mosvotimin e 3 ligjeve, duke i prerë siç tha ai rrugën e trefishimit të fondeve të BE-së për vendin tonë.
I pyetur mbi kreditë për të rinjtë për të vazhduar shkollën e lartë, Berisha shpjegoi: Progam për punësim të lartë. Kam bërë gjithçka që taksa e shkollës të mos rritet më shumë se inflacioni sepse rëndojnë buxhetin e familjes. Do të krijojmë një sistem kreditimi se barra mbi familjet do të jetë më e vogël dhe perkushtimi i studentëve më i madh,-tha Berisha.
Mbi transportin e studentëve që banojnë në periferi të Tiranës, Berisha tha se do të garatojë subvencionimin e linjave urbane.
Ju garantoj se kjo do të realizohet. Sështë i ri për mua edhe në Kashar ma kanë ngritur. Do të marr nxitje të plotë duke përllogaritur kostot sepse sduam asnjë kompani transporti të dëmtohet.
Kompanitë që nuk njohin kartën e studentit nuk do të mund të qarkullojnë,-tha Berisha. Berisha premtoi edhe mbështetje të bizneseve që punësojnë të rinj.
Këta zotërinj nuk pranuan që të votonit në moshën 16-vjeçare sepse kanë frikë nga vota. Por betejën do ta vazhdoj,-tha Berisha gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë.
Berisha shtoi se ka një plan kombëar për sportin dhe turizmin, duke e cilësuar këtë të fundit si potencialin më të jashtëzakonshëm në Shqipëri e si bumin më të madh.
Reagon PS-ja: Berisha mashtroi familjet me diploma të pavlera
Selia rozë në ditën e librit përmes Ledi Shamkut akuzoi kryeministrin Berisha se ka dështuar me masivizim e ndjekjes së shkollës së lartë.
U happen dyert e universiteteve për arsye elektorale, por jo në përputhje me kërkesat e tyre. Vetëm tek fakulteti ekonomik ka 1 pedagog për 100 studentë që duhet të jetë 1 për 18 sipas Kartës së Bolonjës. Sali Berisha dështoi me rankimin e akreditimit të universiteteve se u krye në munegsë të plotë të transparencës dhe me persona privatë. Shqipëria në vendin e 11 mijtë nga 17 mijë univeristet të akredituara në botë. 65% e familjeve sot janë të gënjyera në morinë e universiteteve që janë në vend. Vetëm katër prej tyre kanë statusin e universitetit, të tjerët lëshojnë diploma pa qenë universitete.
Shmaku tha se arismi i Lartë është në agoni me dashje. Kjo qeveri është duke trajtuar asetin si Aziotikun e Fierit. Për kërkesa tërësisht klienteliste dhe private. Pedagogët janë e vetmja kategori që në këto 8 vite si është rritur paga as edhe një qindarkë. Do të financojmë forttë gjitha ata degë studimore e do të rishpërndajmë universitetet. Në fuqi rilidnëse të çdo krahine çka do të thotë zhvillim dhe punësim,-tha Shamku.
PS-ja premton se do të rilindë arsimin dhe do të përafrojë pagat e sektorit public dhe privat si dhe do të krijojë akses online në bibliotekat evropiane.