E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i çamëve në kufi, Ikonomu: S' jam në Tiranë për këtë çështje

TIRANE- Drejtori i policisë greke ndodhet sot në Tiranë në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes dy forcave policore me qëllim përmirësimin e shërbimit në pikat kufitare mes dy shteteve. Drejtori I policisë greke Eleftherios Ikonomu ka pranuar vonesat e përvitshme me të cilat përballen emigrantët shqiptarë në pikat kufitare me Greqinë duke nënvizuar se ky problem sa vjen e do të përmirësohet. Ndërsa ka pranuar të mos përgjigjet sa I përket kthimit të camëve në pikat kufitare, dhe mos lejimin e tyre në tokën helene.

“Mendoj se duhet të ngelim te programi që unë kisha, të theksojmë bashkëpunimin me njëri-tjetrin dhe jemi të kënaqur për këtë bashkëpunim.“ –I është përgjigjur zoti Ikonomu pyetjes së gazetarit të NEWS24 se pse kthehen në kufi shqiptarët me origjinë çame.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›