E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë e Elbasan vijonë zjarret, evakuohen 11 familje

PUKE- ELBASAN- Vijon të mbetet problematike situata e zjarreve që ka përfshirë sipërfaqe të tëra me pyje. Në Pukë zjarri rrezikoi 11 banesa, mbeten të aktivizuara zjarret në pyjet me pisha në fshatrat Munellë, Kuzhne dhe Krrabë. Në Elbasan raportohen7 vatra zjarri brenda 24 orësh. Flakët rrezikuan dhe një fabrikë plasmasi.

PUKE
Që prej mesditës së djeshme flakët përfshinë një sipërfaqe të madhe me pylli me pisha, në fshatin Zath, të komunës Blerim. Zjarri, i favorizuar dhe nga era e temperaturat e larta iu afrua banesave në fshatin Zath dhe Kulumri, dhe autoritetet u detyruan të evakuonin 11 familje.

Gjatë gjithë natës 3 zjarrfikëse kanë punuar për të mbajtur nën kontroll flakët, dhe për të evitur që ato ti afroheshin banesave. Sot në mëngjes NEWS24 raporton se rreziku prej banesave është evituar, ndërsa vazhdohet puna për izolimin e flakëve. Mbeten të aktivizuara zjarret në pyjet me pisha  në fshatrat Munellë, Kuzhne dhe Krrabë

Ende nuk ka një ndërhyrje nga ajri për lokalizimin e vatrave te zjarrit edhe pse u premtua ndihmë.

Dje në mesditë flakët zbritën deri në rrugën nacionale Qafë Mali-Bajram Curri, duke detyruar bllokimin e përkohshëm të saj.
ELBASAN
Gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun e Elbasanit janë shfaqur edhe shtatë vatra të tjera zjarri .Sipas burimeve zyrtare nga Shtabi i Emergjencave Civile pranë prefekturës së Elbasanit si rezultat i rënies së zjarrit, në fshatin Xibrakë të këtij rrethi janë djegur 10 ha me shkurre e ferra. Në fshatin Kotke të komunë Sult në Gramsh zjarri ka shkrumbuar rreth 1 ha me shkurre e drurë frutorë.
Një zjarr tjetër është shfaqur në orët e vona të së dielës në fshatin Zgjup të komunës Skënderbegas po të kësaj nënprefekture dhe ka djegur të paktën 3 ha shkurre .Kurse gjatë orëve të vona të së dielës në lagjen numër dy , në periferi të qytetit të Librazhdit nga shfaqja e një vatre të fuqishme zjarri u rrezikua një fabrikë plastamasi. Për shmangien e djegies së fabrikës ndërhynë dy makina të shërbimit zjarrfikës të stacionit të kësaj nënëprefekture dhe pas 4 orësh zjarri u shua plotësisht .Shërbimi zjarrfikës gjatë natës ka ndërhyrë edhe në një banesë në lagjen Shënkoll ku si rezultat i shpërthimit të një bombële gazi kishte marrë flakë një banesë por fatmirëisht pas shkaktuar dëme serioze .Ndërkaq për të pestën ditë rradhazi në masivin pyjor të Teqes së Dushkut në vendin e quajtur Kroi i Bardhë në Gramsh vazhdon të jetë aktive një vatër zjarri .

(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›