E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 23-vjecari Genti Hoxhallari

Korce - Nje nxenesi te vitit te pare ne gjimnazin e fshatit Pirg, ne rrethin e Korces iu gjeten ne canten e librave tre fisheke pistolete. Nderkohe policia arreston "furnizuesin", nje 24-vjecar, te cilit gjate kontrollit te baneses iu gjenden edhe 130 cope fisheke te tjere pistolete. 16-vjecarit Taulant Killo, nga fshati Sovjan, iu gjenden 3 fisheke te fshehur ne canten e librave. Pas marrjes ne pyetje nga policia, ai ka treguar se fisheket i kishte marre nga 24-vjecari Genti Hoxhallari, banues ne Pirg. Policia ka ushtruar nje kontroll ne banesen e Hoxhallarit, ku ne cilesine e proves materiale gjen edhe 130 cope fisheke te tjere pistolete 7.62 milimetra. Policia tha se, eshte kryer arrestimi i Hoxhallarit, per akuzen e "mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake". Gjimnazisti po hetohet ne gjendje te lire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›