Kthimi i policëve serbë deri më 30 qershor
Prishtinë -Të gjithë policët serbë që kanë braktisur vendin e punës, nuk do të pranohem më nëse shkelin afatin e 30 qershorit, afati i fundit ky i vendosur nga qeveria. Ndaj, të gjithë ata që dëshirojnë të kthehen në Policinë e Kosovës, iu mbeten edhe një javë kohë për të ndërmarrë një vendim të tillë. Në Graçanicë, mjedis ky i banuar me shumicë serbe, ende nuk është kthyer asnjë polic, përveç në stafin civil.
Që nga vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për t'ua ndërprerë pagat policëve serbë të suspenduar, policisë i janë kthyer 50 punonjës serbë.
Që nga vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për t'ua ndërprerë pagat policëve serbë të suspenduar, policisë i janë kthyer 50 punonjës serbë.