Virusi H1N1 prek ekipin e futbollit të Hong Kongut
Singapor - Virusi vdekjeprurës i gripit të derrave ka prekur edhe skuadrën e futbollit të Hong Kongut, pjesëmarrëse në Lojërat Rinore Aziatike në Singapor. Ministri i Shëndetësisë së Singaporit deklaron se ky ekip është vendosur në karantinë, pasi tre prej futbollistëve kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit H1N1.
Ministri bëri të ditur për gazetarët se skuadra nga Hong Kongu është vendosur brenda ambienteve të hotelit të saj në pritje të rezultateve të analizave.
Ky është rasti i dytë që preket një ekip, pasi javën e kaluar një futbollist nga Filipinet rezultoi gjithashtu i infektuar me virusin e gripit të rrezikshëm, duke e detyruar ekipin e tij të vendosej në karantinë.
Lojërat Rinore Aziatike, ku përfshihen rreth 1400 adoleshentë në nëntë disiplina sportive, janë një parapërgatitje për inaugurimin e Lojërave Olimpike Rinore që Singapori do të organizojë në vitin 2010.