E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuelë, Chavez mbështet fitoren e Ahmadinejad

Presidenti I Venezuelës Hugo Chavez i dha mbështetjen e tij Presidentit Mahmoud Ahmadinejad duke thenë se disa shtete ishin duke u përpjekur për të ndikuar revolucionin Iranian.
" Ne I kërkuam botës që të respektonin Iranin sepse ata janë duke u përpjekur për të ndikuar në forcën e revolucionit Iranian, ne I kërkuam botës që të respektonte triumfin e presidentit Ahmadinejad. Ai ishte një trium në çdo aspect. Ata janë duke u përpjekur që të njollosin triumfin e Ahmadinejad dhe të dobësojnë qeverinë dhe revolucionin islamik."-tha Chavez gjatë fjalimit të tij të përjavshëm televiziv
" Alo Presidente", ndërsa po qëndronte përkrah një biznesmeni Iranian që punon në Venezuelë.
Komentet e Chavez vijnë pasi kreu I opozitës Mirhossein Mousavi u kërkoi përkrahësve që të vazhdojnë protestat për zgjedhjet e diskutueshme presidenciale, si një sfidë e drejtpërdrejtë kundër udhëheqjes të republikës islamike.
" Unë e di që ata nuk do ta arrijnë atë, që këtu ne I dërgojmë solidaritetin tonë popullit vëllazëror të Iranit"-tha Chavez.
Debati mbi zgjedhjet e 12 qershorit të cilat rizgjodhën në pushtet presidentin e vijës së ashpër anti-perëndimor, Mahmoud Ahmadinejad, ka ngjallur trazirat më të dhunshme që prej Revolucionit të vitit1979.
Televizioni shtetëror I Irnait tha se 10 persona u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën gjatë protestave të të shtunës në Teheran, të mbajtura si një kundërshtim ndaj paralajmërimit të udhëheqësit suprem Ayatollah Ali Khamenei. Sipas një raporti të pavarur numri I viktimave shkoi në 13 persona.
Autoritetet në Iran, një prodhues I madh I gazit dhe naftës I kanë hedhur poshtë manifestimet duke I quajtur protestuesit terroristë dhe shkatërrues në vendosmërinë e tyre për të goditur rëndë në demonstrata.
Mussavi I cili u rendit I dyti pas Ahmadinejadit në rezultatin përfundimtar, tha se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe duhet të anulloheshin.
Autoritetet hedhin poshtë akuzat e mashtrimit zgjedhor. Por organi më I lartë legjislativ ka thënë se është i gatshëm për një rinumërim të rastit mbi 10 % të votave të hedhura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›